Ngjarja e rëndë e abuzimit të një 11-vjeçareje nga pesë meshkuj për disa orë rresht ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetë.
Detaje dhe deklarata tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë, teksa nuk kanë kaluar ende as 72 orë nga ngjarja.
Shkëlqim Kameri është një nga pesë personat të cilët dy ditë më parë përdhunuan 11-vjeçaren për gati 7 orë në Prishtinë. Teksa ndodhej në arrati, Kameri ka shpërndarë një video në të cilën thuhet: Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.
“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ai ka shpërndarë.
Ai u dorëzua në polici nga vetë babai i tij ditën e djeshme i cili i shkatërruar u shpreh se 19 vjeçari nuk ka qenë një djalë problematik, por shoqëria me të cilën shoqërohej ka ndikuar për keq.
Më tej ai shtoi se se ata jetojnë 8 anëtarë me një rrogë dhe do e ketë të pamundur t’i paguajë të birit një avokat.
“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, u shpreh i ati.