U shkarkua sot nga Ministria e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku lajmëroi sot se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendësministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici.

Kjo e fundit, është rikthyer në ‘shtëpinë e saj të vjetër’, në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në maj të vitit 2021, Bici liroi karrigen për tu zëvendësuar nga Ajet Zyberi. Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Vetë Bici kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk u zgjodh. Më pas, ajo u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes, nga ku u lirua sot. Pas një periudhe 1-vjeçare largimi nga IKMT-ja, Bici do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.

Të fundit

Flet babai i Naim Murselit: Po ta dija unë, sot djali im nuk do të ishte gjallë

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ku ka folur për Liridona Ademajn, e vrarë para pak ditësh...

“Jam zyrtarisht rezident amerikan”, ish-banori i ‘BBV’ braktis përgjithmonë Shqipërinë

Ardit Çuni ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë dy viteve të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP...

Ja çfarë i ndodh trupit nëse vishni rroba të reja që nuk i keni larë më parë

Blerjet janë gjithmonë emocionuese! Një veshje e rastit që thjesht ju tërheq nga vitrina e butikut, një fustan i blerë enkas për një dasmë...

Dy tërmete të forta godasin Turqinë, frikë dhe panik te qytetarët

Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë është regjistruar në Turqi. Gjithashtu është shënuar edhe pasgoditje, që arrin në 4.5 ballë, brenda 3 minutave. Sizmologët në Turqi...

Shpërthen në flakë apartamenti në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, zbardhen detajet e para

Një apartament në një pallat në zonën e Xhamllikut në Tiranë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës. Forcat zjarrfikëse dhe policia...

Lajme të tjera

Web TV