Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ilir Meta i paditi, reagon Autoriteti i Dosjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar, pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i paditi ditën e sotme. Përmes një deklarate, “Dosjet” garantojnë publikun se nuk janë të ndikuar politikisht për veprimtarinë e tyre.

Reagimi i plotë:

Mbi padinë e z. Ilir Metaj ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Tiranë, 1 shtator 2022 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.

Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.

Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë.

Autoriteti administron dokumentacion arkivor në bazë të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit për arkivat dhe ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Në të gjitha rastet, ndiqet procedura e mirëpërcaktuar e deklasifikimit – sipas VKM nr. 662/2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, – që dokumentohet imtësisht, hap pas hapi me shkresa përcjellëse, bibliografia e së cilës publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar për sekretin shtetëror.

Lexo edhe :  VIDEO/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, një fëmijë i lënduar te bashkia e Tiranës

Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.

Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.

Autoriteti është i bindur në vlerën dhe impaktin publik të ndryshimeve ligjore, të paraqitura e kërkuara në mënyrë të përsëritur Kuvendit të Shqipërisë, (në nëntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për angazhim gjithëpërfshirës të subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV