“Piramida, atraksion turistik për qytetin”/ Veliaj: Po punojmë për detajet e fundit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piramida e Tiranës nga një ndërtesë e rrënuar prej vitesh do të transformohet në një nga qendrat më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë, artit e kulturës në rajon.

Ajo do të mbajë emrin TUMO dhe do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot detajet e punimeve, së bashku me drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, dhe u shpreh se ato janë drejt fundit.

“Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin, pasi qyteti do të fitojë edhe një super lulishte në Bulevard”, tha Veliaj.

Ai shtoi se punimet te Piramida pritet të mbarojnë në fund të këtij viti, për të pritur fëmijët e apasionuar pas teknologjisë. “Ky gusht ka qenë ndoshta muaji më i prapë i viteve të fundit. Kemi pasur shumë ditë me shi, ndaj kemi humbur disa ditë pune me shkollat, kopshtet, por edhe këtu te Piramida. Ne do shfrytëzojmë çdo ditë me diell, do të kalojmë me dy turne, për t’u siguruar që kjo hapësirë të jetë gati deri në fund të vitit. Mandej, pranverën do ta shfrytëzojmë për mobilimin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se e veçanta e Piramidës do të jenë klasat e TUMO-s. Ai shtoi se qendra TUMO do ta kthejë Tiranën në një vend tërheqës edhe për të huajt që kanë talent kodimin dhe teknologjinë.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV