2 shtator 1945/ Japonia dorëzohet, përfundon Lufta e Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Admirali Karl Dënic u bë udhëheqësi i Gjermanisë pas vetëvrasjes së Adolf Hitlerit. Tashmë ishte e qartë që lufta ishte e humbur. Trupat gjermane dorëzuan Berlinin në duart e sovjetikëve më 2 maj 1945.

Forcat gjermane në Itali do të dorëzoheshin te aleatët perëndimorë, në po të njëjtën datë. Dy ditë më vonë, trupat ushtarake gjermane në Danimarkë dhe Holandë do të vepronin në të njëjtën mënyrë. Kapitullimi i forcave gjermane në Itali do të ishte i diskutueshëm. Sovjetikët do të akuzonin Britaninë e Madhe dhe ShBA-të, pasi këta të fundit (gjithmonë sipas sovjetikëve), në mars të 1945-ës, me anë të “Operacionit Lindja e Diellit” (Operation Sunrise), në mënyrë sekrete po bënin marrëveshje paqeje me Gjermaninë. Ndërsa komandanti i trupave gjermane në Rheims të Francës, do të dorëzohej më 7 maj. Dorëzimi i tyre do të ndiqej nga festimi i “Ditës V-E” më 8 maj nga aleatët perëndimorë.

9 maji do të ishte dita e festimeve të fitores së sovjetikëve, edhe pse në të vërtetë grupe ushtarësh gjermanë do të vazhdonin akoma luftën për t’u dorëzuar përfundimisht më 12 maj. Komandanti në terren i Ushtrisë së Kuqe, Georgi K. Zhukov do të parakalonte i hipur mbi kalë së bashku me Rokosovskin në “Sheshin e Kuq” më 24.06.1945 si shenjë e mposhtjes përfundimtare të regjimit nazist.

Presidenti Rusvelt ishte larguar nga lufta me kohë duke i lënë vend presidentit të ri Truman. Harry S. Truman (Herri Truman) me leje të kongresit të ShBA, vendosi të përdorte një bombë atomike kundra Japonisë që vazhdonte akoma luftimet e vetme kundra të gjithëve. Një simulim i betejës së Okinavas, pra luftimi i trupave japoneze në tokën e tyre, përfundoi negativ. Mendimi i një Normandie tjetër i frikësonte amerikanët. Simulimi i betejës jepte një shifër tmerruese humbjesh nga radhët e ushtrisë së ShBA-së. Gjithashtu, një betejë mësymëse në tokat e Japonisë, mendohej se do të bënte kërdinë mbi civilët japonezë gjithashtu. Më 6 gusht 1945, bombarduesi B-29 Superfortress, e emëruar si Enola Gay, do të hidhte bombën atomike të emëruar “Little Boy” (Burri i vogël) mbi Hiroshimën. Qyteti u shkatërrua krejtësisht nga shpërthimi i bombës. Tre ditë më vonë, më 9 gusht 1945, bombarduesi B-29 i emëruar Bockscar do të lëshonte mbi Nagasaki bombën e dytë atomike të emëruar Fat Man (Njeriu i shëndoshë). Kjo pati pasoja shkatërruese për Japoninë e cila do të dorëzohej shumë shpejt. Gjithashtu, sovjetikët do të sulmonin trupat japoneze në Mançukuo, duke i’u përmbajtur kështu fjalës së tyre dhënë në konferencën e Jaltës. Ajo do të dorëzohej më 14 gusht 1945 mbas një deklarate në të gjitha radiot nga perandori Hirohito. E njohur si V-J nga Amerikanët, kjo datë do të pasohej nga data zyrtare e 2 shtatorit. Trupat japoneze të mbetura në Kinë, u dorëzuan te trupat kineze jo në mënyrë zyrtare më 9 shtator 1945. Lufta e Globit kishte përfunduar.

Të fundit

A po vjen fundi i botës? Lind bualli i bardhë, çfarë tregon profecia

Një buall i rrallë i bardhë thuhet se ka lindur në Parkun Kombëtar Yellowstone, duke përmbushur një profeci të...

Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

Nga EDUARD ZALOSHNJA Me përkufizim, sondazhet online të portaleve nuk përfaqësojnë opinionin publik të një vendi – ato përfaqësojnë përafërsisht opinionin e audiencës së tyre....

Ja si përcillen tifozët kuq e zi në Aeroportin e Tiranës (Foto)

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti...

GJKKO liron nga qelia biznesmenin e njohur (Emri)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Ervis Lame u...

Ambasada e SHBA godet Berishën pasi mori vulën: Pozicioni për non gratat nuk ka ndryshuar

Ambasada amerikane ka reaguar pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Selia diplomatike e SHBA konfirmon qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV