‘Bosi i kriptomonedhave’ para gjykatës: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Themeluesi i “Thodex”, Faruk Fatih Özer ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg. Gjyqtar i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave.

Megjithatë, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg.

Avokatja turke pas përfundimit të Gjykatës u shpreh se Faruk Ozer i ka dëmshpërblyer një pjesë të personave dhe ka mbërritur në shtetin shqiptar me pasaportën e tij dhe jo të flasifikuar.

“Shuma e cila mendohet që Farku Ozer ka marrë s’është e vertetë”, tha ajo.

Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.

Të fundit

E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por…Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 81-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar, i cili u...

Investimet në Sazan/ Kompania e dhëndrit të Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

Qeveria ka shpallur investitor strategjik kompaninë Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për investimet në ishullin e Sazanit. Investimi prej 1.4 miliardë eurosh do të...

Analiza e VOA-s: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën e ardhshme të Presidentit të...

Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram  u paraqit me urgjencë në...

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun verior është komanduar Eljona Shkreli. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV