Qymyr për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Balluku: Përfitojmë nga energjia e prodhuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria do t’i japë qymyr Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në mënyrë që dy shtetet të prodhojnë më shumë energji, dhe një pjesë t’i kthehet mbrapsht vendit tonë.

“Serbia dhe Maqedonia e Veriut e blejnë këtë nga vendet e tjera dhe na kanë shtruar kërkesën për bashkëpunim, pra duke marrë qymyrin tonë ne mund të përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar prej tyre”, tha Balluku nga Beogradi.

Kjo është alternativa që qeveritë e “Ballkanit të Hapur’ kanë zgjedhur në krizën që po kalon sistemi energjetik, pasi nëntoka shqiptare fsheh depozita të mëdha qymyri.

“Në vendin tonë kemi depozita që arrijnë në 700 mln tonë, do ishte e udhës që të përdorej nga fqinjët tanë”, tha ministrja për “Euronews Albania”.

Ndryshe nga Shqipëria, e cila prodhon energji elektrike përmes ujit, nga hidrocentralet, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, rryma prodhohet nga djegia e lëndëve fosile, formë kjo e cila rrit emetimet e gazit në atmosferë.

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV