Ishin konfliktuar edhe më herët, dalin pamjet e sherrit mes vëllezërve Muskurti (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë, pasi Arsen Muskurti, vrau me armë vëllain dhe gruan e tij. Çifti Muskurti u vra brenda një agjencie turistike, që e menaxhonin të dy. Autori i vrasjes së dyfishtë Arsen Muskurti, u arrestua pak orë më vonë dhe e pranoi krimin. Gjithashtu, ai nuk u shfaq aspak i penduar në Gjykatë.

Pas ngjarjes u mësua se konflikti për pronën dhe një borxh prej 150 mijë eurosh ishin arsyeja e vrasjes së dyfishtë. Arseni dhe Dritani (viktima) ishin konfliktuar shumë herë me njëri-tjetrin dhe ngjarja ishte denoncuar edhe në polici.

JOQ ka publikuar disa pamje nga një sherr mes Arsenit dhe Dritanit në një nga bizneset e autorit të ngjarjes. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani (viktima) ka dashur të sulmojë me grushta Arsenin, por që mbahet nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë. Ndërkohë në një plan tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.

Mediat disa ditë më parë sollën disa pamje të filmuara nga ambientet e brendshme të vendit ku ndodhi krimi, ku duket qartë vëllai duke vrarë vëllain dhe kunatën e tij. E para është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj.

Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit. Ky është momenti, kur ai hap zjarr drejt të vëllait, i cili qëndron i ulur në karrige dhe para kompjuterit. Goditja është kryer nga një distancë e afërt.

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV