Begaj mesazh në 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bija shqiptare, simbol i…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh në 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Begaj shkruan se e sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin nga ne për më shumë solidaritet për të afërmit dhe dashuri për njërin tjetrin.

“Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit”, shkruan Bajram Begaj.

Mesazhi i plotë

𝗦𝗵𝗲𝗻𝗷𝘁 𝗧𝗲𝗿𝗲𝘇𝗮 𝗲 𝗞𝗮𝗹𝗸𝘂𝘁𝗲̈𝘀, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor.

Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.

Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë. E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!

Të fundit

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Vatikani: Vdiq nga një goditje në tru

Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.  Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë...

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës, por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

Kreshnik Spahiu Sherifi i Tiranës është bërë figura më komike me videot dhe gafat e tij në rrjetet sociale. E gjithë strategjia dhe investimi i Edi...

Lufta tregtare/ Trump premtoi epokën e artë të Amerikës, por largoi investitorët

Lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Trump po i largon investitorët nga Amerika, shkruan CNN. Tregjet globale janë tronditur nga agjenda tregtare agresive e Trump,...

“Po iu luten të fotografoni votën”/ Berisha në Kukës: Mos u bëni bashkëfajtorë

Nga Kukësi ku vijoi fushatën elektorale këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se emigrantëve po iu kërkohet të fotografojnë votën...

Për 2 mijë euro ryshfet, burg oficerit, SPAK jep detaje për aferën e shefave të Rrugores

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Edison Tabakun, oficerin e Policisë Gjyqësore, të arrestuar për aferën e korrupsionit ku...

Lajme të tjera

Web TV