Dita e Shenjtërimit, Veliaj jep lajmin: Nis puna për Shtatoren e Nënë Terezës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

“Prej kohësh kemi pasur një ëndërr të madhe, për të vendosur në Tiranë një shtatore të Nënë Terezës. Nuk besoj se ka moment më të mirë – 30 vite pasi Shqipëria ka vendosur marrëdhëniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shën Terezës, gruaja me trupin e vogël, por me veprën e madhe – për t’i celebruar të gjitha këto. Sot fillojmë rrugëtimin drejt ndërtimit të shenjtores së Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial, në zonën e njohur si “Lapidari”, ndaj është vërtet një bekim i madh për qytetin tone”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojë për një hapësirë ku qytetarët e saj mund të gjejnë një çast për të reflektuar. “Një vend pelegrinazhi, besimi, reflektimi dhe vëllazërie i shkon Tiranës sonë; një metropol, në të cilin pavarësisht se ka ngut, nxitim, garë e zell, në atë majë kodre duhet të ketë edhe një vend për të reflektuar, për t’u lidhur me gjërat e shenjta dhe të dëlira”, u shpreh Veliaj.

Arqipeshkvi Metropolit të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lajmin e mirë në këtë ditë të veçantë për gjithë shqiptarët.

“Unë i jam shumë mirënjohës Zotit për këtë frymëzim, e pikërisht falënderoj zotin Kryetar të Bashkisë, Erionin dhe zotin Kryeministër, sepse realisht kjo ide ka gjetur edhe bekimin dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe Selisë së Shenjtë. Nënë Tereza na bashkon të gjithëve. Kështu që mendoj se kjo pikë do të jetë një pikë bashkimi për të gjithë, pa asnjë formë ndasie ose kategorizimi”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Basha me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Shitblerja e votës ka penguar rotacionin politik

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV