“Do jemi gjithmonë me popullin tonë”/ Brnabiç fton Kosovën: Dera është e hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Në një konferencë për mediat, Brnabiç deklaroi se qëllimi i vizitës së saj është për të përcjellë një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve. Ndër të tjera, ajo i bëri dhe një ftesë Kosovës për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” e iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t’i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve.

Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë”– tha Brnabiç.

Ajo shtoi se Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.

“Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington… është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo” –shtoi Brnabiç.

Të fundit

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Lajme të tjera

Web TV