test

Dy vajza shesin libra në plazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Korrik 2O19
Dy vajza.

Kristina studente.

Anxhela gjimnaziste.

Çdo ditë ecin në plazhin e Qerretit-Golem.

Në duar mbajnë libra.

Në shpinë nga një çantë me libra.

Shesin duke ecur.

Fakt i bukur, sot kur rinia “sulmon” emigrimin.

-Të shesësh libra duke ecur në mes të vapës, është sakrificë. -Tha Anxhela.-

Por na pëlqen të punojmë,-thotë Kristina.

-Sa fitojmë?

Jo shumë.

Ka pak njerëz që e duan librin.

-Të rinjtë blejnë?

E urrejnë librin.

Për ta rroftë interneti.

Por ka edhe pushues që befasohen nga puna jonë.

Dhe blejnë libra. Si puna e Ezmerkës, Mitro!

Gusht 2022

Pas dy vjetëve përsëri pashë vajzat që shesin libra.

Ndaluan tek çadra. Ezmerka bleu një libër.

-Si shoqe shisni libra?

-Jo,- tha Kristina.- Jemi bërë një familje.

Anxhela është martuarë me vëllain tim.

-E mbarove shkollën?

-Më ka mbetur një provim dhe marr diplomën si ekonomiste.

-Nga Kavaja jeni?

-Jo. Nga Elbasani.

Në verë marrim shtëpi me qira në Qerret.

E kemi më lehtë të shesim libra më plazh.

Këtë vit e kemi përsosur bisnesin e librave.

Është një shëtitore e bukur, mes detit dhe hoteleve në Qerret.

Kemi dy tezga. Shesim libra në mbrëmje karshi hotelit “Brilant”

Na janë shtuar klientët nga Kosova.

Blejnë libra edhe emigrantët që pushojnë në hotelet luksoze të Qerretit.

-Në shtator kthehemi në Elbasan.

-Shisni libra në Elbasan?

-Elbasani është qytet i varfër.

Ka shumë të pa punë.

Nuk ka pare.

Nuk blen njeri libra.

-Vetëm një stinë shisni libra?

-Jo. Shesim libra në Tiranë.

Elbasani është si lagje e Tiranës.

Çdo mëngjes ngarkojmë libra në makinë.

Lexo edhe :  Çfarë dhurate mund t’i bësh partnerit Gaforre

Kemi dy tre vende që shesim libra në Tiranë. Si abulantë.

Bëhemi tre. Vëllai me nusen dhe unë.

-Të pëlqen të shesësh libra?

-Shumë. Shes dhe lexoj.

Kur ke libra në duar, nuk të duhet FB dhe isagrami.

-Cilat libra të pëlqejnë?

-Disa libra të Stefan Cvajg. “Kronikë në Gur “ e Ismail Kadaresë. “Alkimisti”- Paulo Kohel. Në libra të Ben Blushit…Dhe “61 vjeç dhëndër” nga Mitro Çela.

Qeshi…

-Më duhet të kthehem në shtëpi. Sa është ora?

-15-të.

Ika. Më duhet të mësoj.

Më 7 shtator kam provimin e prapambetur.

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq...

EURO2024/ Ja pse është zbehur lavdia e Italisë

Lavdia e futbollit të Italisë është zbehur! Që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 2006, kombi dikur krenar i futbollit ka përjetuar...

Fansi i kërkoi të performojë me të në skenë, Ylli Limani habit me reagimin

Këngëtari i njohur Ylli Limani është një ndër artistët më të suksesshëm në estradën muzikore, këngët e të cilit pëlqehen nga një numër i...

Blero i kërkon falje publike Afronës: Unë jam arsyeja që martesa nuk funksionoi

“Ia kemi borxh njëri-tjetrit një fjalë, sy më sy”… Kështu e nisën përballjen e tyre publike Afrona dhe Blero, pas disa viteve të ndarë....

Letra e famshme e Ajnshtajnit, del në ankand me shifrën marramendëse

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand. Drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV