Rrëfimi ndryshe i atletes Luiza Gega: Mami im mezi pret që ta lë sportin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i ri i emsionit ‘Vila24’ në News24 me moderatoren Brunilda Lahe nisi sot me kampionen e Europës në atletikë Luiza Gega.

Sportisja në një rrëfim ndryshe zbuloi dhe raportet me njeriun më të shrenjtë, nënën e saj.
“Vi nga një familje e thjeshtë, mamit tim i kanë ndodhur disa fatkeqësi dhe kjo ka ndikuar që te ne fëmijët e saj mos e transmetoj me fjalë krenarin që mund të ketë për ne, por e ka bërë me vepra gjithmonë. Nuk ma thotë kurrë me fjalë sa krenare është për mua, për këtë unë i kam ngjarë mamit, kënaqet shumë me mua por nuk kënaqet kurrë me veten. Unë jam një natyrë që gjithë kohës e gjej diçka te vetja për të mos u kënaqur 100%, nuk jam shumë e drejtë me veten ndoshta. Ndërsa padyshim mami im është shumë krenare pavarësisht se mezi pret që unë ta lë sportin, pasi do të më shikoj të realizuar”- u shpreh kampionia Luiza Gega.

Luzia Gega u shpall kampione e Europës në atletikë pasi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.

Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.

Gega dominoi pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, gjermanes Lea Meyer.
Në një interviste ekskluzive për News24 me moderatoren Brunilda Lahe, atletja tregoi se si ndjehet pas këtij titulli të rëndësishëm.

 

“Ndjehem e përmbushur me atë që kam arritur, në radhë të parë për veten time. Për shumë njerëz mund të mos jetë asgjë por për mua është gjithçka. Gara e fundit ka qenë ndryshe pasi unë e doja këtë medalje dhe mendoja që mund t’ja arrija. Kur erdhi xhiroja e fundit pash që kisha ende energji dhe mund t’ja dilja, i thoja vetes “Luiza vrapo dhe mos u rrëzo”, se më dukej se vrapoja dhe dridhesha njëkohësisht. Kur kalova vijën e finishit i thash vetes që ja dole”- tregoi plot emocion Luiza Gega.

 

Të fundit

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Lajme të tjera

Web TV