Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Krajën: Riktheni besimin tek qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ka takuar gjatë ditës së sotme Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njofton se në fokus të diskutimit gjatë takimit me ambasadoren e BE në vendin tonë, ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me SPAK.

Postimi i Manjës:

🇦🇱🇪🇺 Prita sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann.

🙏🏻E falenderova Ambasadoren për mbështetjen që delegacioni i BE-së ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe sundimit të ligjit.

✅ Ndamë qëndrim të përbashkët për të avancuar në një stad tjetër punën tonë me zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e reja të drejtësisë dhe SPAK, përfundimin e procesit të vetingut, implementimin e Hartës së re Gjyqësore, rritjen e kapaciteteve të shkollës së magjistraturës për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas për të ulur stokun e dosjeve në gjykata, etj.

🟢Nuk patëm asnjë ndryshim në mendimet tona se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është mjeti i duhur për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE 🇪🇺

I kënaqur që mora siguri të plotë për mbështetjen e duhur nga delegacioni i BE-së për të gjitha temat që prekëm në takimin e sotëm😊

Ndërkohë që Hohmann, me anë të një postimi në twitter thekson se gjatë takimit me Krajën dhe manjën është vënë theksoi tek vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjeve.

Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.

Të fundit

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Lajme të tjera

Web TV