Braçe: Bujqit s’kanë marrë asnjë gramë naftë falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për rishikimin e buxhetit për vitin 2022, ka bërë me dije se qeveria ka vendosur në dispozicion, 6.1 miliardë lekë të cilat do të përdoren për paketën e dytë anti-krizë.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”, tha Ibrahimaj.

Më tej Ibrahimaj tha se do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimetmë së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve.

Mirëpo, deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar llogari ministres së Financave në lidhje me paketën anti-krizë të parashikuar nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.

Ai u shpreh se prej dy muajsh bujqit nuk marrin asnjë gramë naftë falas duke theksuar se nëse ata nuk punojnë tani në pranverën e ardhshme nuk do të ketë prodhim.

“Kjo zgjatja kur fillon? Sepse qershori, korriku, gushti iku. Dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabël të ekonomisë. Ato janë goditur më shumë se kushdo tjetër nga rritja e çmimeve që këto muaj vazhdon të mbetet e lartë. Rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për këtë kategori. Kur do të fillojë zgjatja? Çfarë do marrin? Do të jetë e njëjta paketë apo do ketë diçka ndryshe? Pyetja tjetër që kam është se keni marrë disa vendime qeverie lidhur me bujqësinë. U caktua edhe një fond për vijimin e mbështetjes me naftë falas për bujqit. Prej dy muajsh ata nuk marrin asnjë gramë naftë falas. Punët janë tani se kanë korrjen dhe plugimin”, tha Braçe.

Lexo edhe :  "Ajo ishte burrneshë", Eni Çobani tregon se kujt i ka ngjarë për nga "forca e gruas"

Nga ana tjetër ministrja e u shpreh se paketa anti-krizë do të bëhet publike brenda pak ditësh.

Të fundit

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Lajme të tjera

Web TV