Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Qyteti holandez do të ndalojë të gjitha reklamat e mishit në rrugë, reagojnë kompanitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti holandez Haarlem do të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të këtij ushqimi në klimë. Ndalimi do të nisë të zbatohet në 2024, duke përbërë atë që mendohet të jetë lëvizja e parë e tillë nga një qytet.
Mocioni i hartuar nga GroenLinks – një parti politike e gjelbër – është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit, dhe të tjerë që thonë se cenon lirinë e fjalës.

OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazrave serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metaninën.

“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që janë pjesë e saj,” tha për gazetën Trouw Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.

Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në ndalimin e reklamave. Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e partisë Sfida Demokristiane.

Reagimi nga industria e mishit ishte i shpejtë.

“Autoritetet po shkojnë shumë larg duke u thënë njerëzve se çfarë është më e mira për ta,” tha një zëdhënës nga Organizata Qendrore për Sektorin e Mishit.

Partia e krahut të djathtë BVNL e quajti ndalimin një “shkelje të papranueshme të lirisë së sipërmarrjes” dhe tha se “do të ishte fatale për fermerët e derrave”.

“Ndalimi i reklamave për motive të lindura politikisht është pothuajse diktatorial,” tha këshilltari i Haarlem BVNL, Joey Rademaker.

Herman Bröring, një profesor juridik nga Universiteti i Groningenit, tha se ndalimi mund të cenojë lirinë e shprehjes dhe të çojë në padi nga tregtarët me shumicë.

Lexo edhe :  Reuters: Assad mund të ketë vdekur në një aksident gjatë arratisjes së tij me avion

Rreth 95% e njerëzve në Holandë hanë mish, por më shumë se gjysma nuk e hanë çdo ditë, sipas Statistikave të Holandës.

Amsterdami dhe Haga kanë ndaluar tashmë reklamat për industrinë e aviacionit dhe lëndëve djegëse fosile.

Mishi i viçit prodhon më së shumti emetim të gazrave serrë, të cilat përfshijnë metanin. Mishi i qengjit lë gjurmën më të lartë në mjedis, por këto emetime janë 50% më pak se mishi i viçit.

Të fundit

Mbi 19 mijë refugjatë sirianë kaluan tranzit në Shqipëri 5 vitet e fundit

Raimond Kola Mbi 19 mijë refugjatë sirianë, që hynë kryesisht nga kufri me Greqinë, kaluan tranzit në Shqipëri në pesë...

Avni Mulaj, tropojani që u shua duke e parë botën  poetikisht

Shpendi Topollaj Në kujtesën e qytetarëve durrsakë, ka mbetur ende e pashlyer përshtypja që linte çifti simpatik i intelektualëve Teuta dhe Avni Mulaj, dy bashkëshortë...

“Transparent Albania”, Qeveria jep të dhënat në kohë reale 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje platformën “Transparent Albania”, një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës qeveritare dhe aksesit publik në informacion. Kjo...

Vota e emigrantëve/ Hapet vatër e re konflikti mes së majtës dhe së djathtës

Ambasadat dhe konsullatat shqiptare janë kthyer në shënjestër të opozitës, me Sali Berishën që i akuzon për përfshirje të paligjshme në zgjedhje. Ai ka...

​Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t’u kthyer në shtëpi

Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi sot se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t'u kthyer në Siri, pas...

Lajme të tjera

Web TV