Nuk po ndahen krahët, po ndahen të ultët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Shikoni si po i dhembin gjymtyrët qytetarisë sonë. Njerëzit, natë për natë kthehen për në orët e qeta dhe murmurijnë me vete: ‘Ça po bëhet kështu, mo vëlla!?’. Politika jep sinjale tragjikomike me ‘çunat e Pazarit’, ‘me ndarje më dysh’, me ‘copëtim’, me ‘luftën kundër qeverisë amerikane’, me shkarkimin e kryetarit të grupit, me grupin… Mendoni një shtet ku dikush , ende i pa shpallur si ‘i çmendur’, kërcënon se do ta ‘palosë dhe do ta thyejë në mes’ kryeministrin e vendit. Tjetri, edhe pse i ka larë duart me këtë jetë, kërcënon se ‘kur të vij me qeverinë time’ do të shembë tokën.

Drejtësia, që është nisur si lum për të rrëmbyer padrejtësitë e 30 vjetëve, herë pas herë ngec keq në gjykatësit e periudhës së krimit në Drejtësi. Mediat janë vënë në radhë për të mbrojtur dhunuesin e ligjit dhe të së drejtës publike. Spiunët e Sigurimit të Shtetit janë kthyer në modë dhe shpresojnë prapë se do të mbulohen diku në një dhomë të errët. Publikut i merret prona, por një megafon i keq i thotë : ‘Fajtori nuk është ky që kam në krah dhe të grabiti ty’. Njeriu vërtitet për të gjetur dhunuesin që është mu aty ku foli. Çdo mbrëmje keqinformohet qëllimshëm njeriu që vjen për të gjetur pak orë të qeta. Ky është arketipi i qytetarit që lëshohet në mbrëmje dhe dëshmon se qytetarisë sonë i dhembin gjymtyrët. Nuk është dhimbja ‘normale’ që ndjen shoqëria pluraliste kur i ndahen krahët në të majtë, në të djathtë e në të qendrës. Ky mund të ishte normalitet, edhe sikur lufta politike mes krahëve të ishte e ashpër. Jo, jemi në periudhën kur qytetaria jonë po ndahet jo paralel, por nga e ulëta e saj.

A janë të majtë ose të djathtë dy ish zyrtarët më të lartë të shtetit, që tani janë kthyer në njerëz ‘rruge’, herë kërcënojnë, herë ulërijnë, herë thonë marrëzira, herë mashtrojnë sy për sy? Kurrkush nuk e di. Veçse askush nuk do të donte ta shikonte Sali Berishën ashtu si ‘llaxore’; jo për nga dashuria as për nga respekti ndaj Saliut, por nga respekti për vete. ‘Po vallë këtë mall paskëshim pasur në krye, more!’. E tmerron njeriun për asociacionin që i bën figura e ulët e tjetrit që ishte udhëheqës.

Pra po ndahemi nga të ultët.

Njeriu ka fisnikërinë që atë më të keqen nuk ia zbulon as vetes. Përse u dashka paguar kjo kosto kaq e lartë nga qytetaria që tanimë nuk ka asnjë të përbashkët as me Saliun as me Ilir Metën? Të shfytyruar, krudë, pa pikë klasi, gënjeshtarë aty për aty, rondokopë; Iliri ka edhe të keqen e shëmtimit kur sulmon që ngjan si një buall me sy të zgurdulluar.

Pra ndarja është me pjesën e ulët.

Po harroj edhe rrezikun që vjen prej tyre, sepse nuk besoj se mund të bëjnë më shumë se të vënë minat në ndonjë shtyllë elektrike. Edhe sikur të ishin të zot ta bënin rrezikun, le ta bënin; por të paktën ashtu siç rrezikojnë terroristët e mëdhenj kudo në botë. Ata e kanë aq respekt për vete saqë lahen e ndërrohen, vishen mirë e dalin të shpërthejnë në rrugë. Ky Iliri ka lavdëruar edhe krehrin e Vasil Laçit, por as që ka kuptuar gjë prej tij. Ne jemi një komb me sqimë, edhe hasmin e duam ‘të denjë’. Këta nuk kanë lënë gjë pa i bërë kombit, por të paktën ditën e  fundit të mos zvarriten si lecka. Tani po ndahet qytetaria prej të ultës së saj.

Lexo edhe :  E vërteta e naftës së Shpiragut

Po ‘harroj’ një çast edhe çfarë tmerresh kanë kryer, sa kanë vjedhur e sa kanë vrarë. (Megjithëse kjo nuk harrohet kurrë!). Të paktën Saliu nuk e kishte lëshuar veten atëherë kur i kishte armët plot dhe avionët me lëndë kimike e ia vërviste popullit; atëherë që në mëngjes vishej mirë dhe i hynte terrorit. Që atëherë iu afruan ata radikalë të egër që edhe sot i rrinë pas. Por të paktën nuk qante për vete sa herë i vdiste ose vriste një mik. Tani edhe merr vetë levat e sulmon selinë e Partisë, vesh xhaketën e vjetër deri te gjuri dhe bën si viktimë.

Jemi duke u ndarë nga ajo pjesë që mbeti ulët.

Nuk i ka ndodhur kurrë ‘vatanit’ që kur dikush, qoftë edhe i zoti i shtëpisë, bëhet për turpin e dynjasë, dhe ‘vatani’ të mos e mbledhë atë njeri. Por ja ku jemi. Nuk po flasim as për bëmat e tyre të tmerrshme, as për politikën e ndarë mes krahësh. Aq më tepër që këta nuk kanë as krahë, as ide, as sens; këta i sulen kujt t’u hapë derë. Puna është se e gjitha kjo dëshmon dukurinë më të re të qytetarisë sonë. Ne tani, gia, jemi ndarë në pjesën normale dhe në pjesën e ulët. Edhe ata që u shkojnë pas të ultëve, janë një lumpen. Vetë vendi ynë, si edhe njeriu, është hijeshuar dhe modernizuar, aq sa këta nuk e njohin më vendin që dhunuan.

Aq ulët sa janë mos mendo se e perceptojnë.

Bukuria është se vitet e fundit kanë ndryshuar kahjet dhe peshoret:

Tani normaliteti dhe njerëzit normalë ndodhen në shumicë, ndërsa ata kanë mbetur ku ishin. Se atëherë në vitet kur priste e vriste Berisha, atëherë kishte duzina me roje e militantë, madje kishim edhe një publik ende të çoroditur  e të mashtruar. Ndërsa tani ka ndryshuar gjithë figura e shoqërisë. Normaliteti është në maxhorancë, qytetaria është bashkëkohëse. Sikur, që nesër kryeministri t’u lëshonte karrigen e t’u thoshte ‘ejani, merreni pushtetin!’, këta do të mbeteshin prapë atje poshtë. Këta nuk njohin më asnjeri në këtë vend, publiku i tyre nuk ekziston më.

Atëherë pse zvarriten edhe më?

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV