Putin ashpërson tonet: Europa do të ngrijë si “bishti i ujkut” gjatë dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sanksioneve të ashpra që i ka vendosur Evropa, Putini ka kërcënuar se do të kalojnë një dimër të vështirë, për shkak të ndërprerjes së gazit rus.

Presidenti tha këtë të mërkurë se Rusia do të ndërpresë furnizimin me naftë dhe gaz për Perëndimin, nëse do të vendosen çmime tavan. Ai u shpreh se Europa do të ngrijë gjatë dimrit si “bishti i ujkut”, duke iu referuar një përralle të famshme ruse.

Putin foli gjatë një forumi për ekonominë në qytetin-port të Vladivostokut. Ai u shpreh se thirrjet e Europës për një çmim tavan për gazin janë një budallallëk dhe do të çonin në rritje edhe më të madhe të çmimit dhe probleme ekonomike në të gjithë Europën.

Putin tha se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë pasi sipas tij, është një politikë e përdorur për dekada. “Vendet e Perëndimit po përpiqen të ruajnë rendin e vjetër botëror, i cili është i dobishëm vetëm për ta. Ata po përpiqen t’i detyrojnë të gjithë të jetojnë sipas rregullave proverbiale që kanë menduar, të cilat i thyejnë rregullisht dhe i ndryshojnë shpesh, sipas nevojave të tyre imediate.”

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV