Tjetërsuan mbi 10 mijë m tokë, gjykata Sarandë liron noterin Anagnosti, asnjë në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Gjykata e Sarandës, ka vendosur të lirojë personin e fundit që qëndronte në burg për çështjen e tjetërsimit të mbi 10 mijë metra katror tokë, përmes dokumentave të falsifikuara.
Aleko Anagnosti, me detyrë noter në qytetin e Sarandës, prej 1 qershorit mbahej në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Por në 31 Gusht, përmes një vendimi të marë nga gjyqtarja e Sarandës, Suela Xhani, personi kryesor i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, Aleko Anagnosti ka lënë qelinë, duke dalë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Pak ditë para kësaj date, gjykata nxori nga burgu dhe biznesmenin Behar Muçobega, kundrejt një garancie pasurore prej 25 milion lekë të vjetra.

Redaksia mëson se Anagnosti ishte personi i vetëm që qëndronte në burg për këtë ngjarje, pasi të proceduarit e tjerë si Pandi Zhonga me detyrë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, zyrtarë të hipotekës Sarandë dhe tre biznesmenët përfitues të 10 mijë metrave katror, ishin liruar më parë.
Noteri Anagnosti, konsiderohët nga prokuroria e Sarandës, si personi kryesor nga kishte nisur falsifikimi i dokumentave të pronës. Për shkak të pozicionit të rëndësishëm të tij, në këtë skemë kriminale, në mesnatën e 5 korrikut 2022, zyra ku ushtronte funksionin e tij të noterit, ju vu flaka duke dëmtuar një pjesë të dokumentacionit që ndodhej brenda.
Për këtë ngjarje policia e Sarandës, identifikoi dhe arrestoi shtetasin Marjo Sinani, i cili gjatë marjes në pyetje pranoi se ishte paguar 400 euro nga një person që nuk e njihte.
Gjithçka mësohet se niste nga Noteri Aleko Anagnosti dhe biznesmenët që kanë prodhuar dokumenta të falsifikuara, me të cilat është aplikuar dhe marrë leje ndërtimi në Zyrat e Bashkisë Sarandë.
Në fillimin të muajuit qershor, prokuroria zbuloi dhe arrestoi disa zyrtarë dhe biznesmenë që kishin marë tokën shetërore.
Në këtë skemë ishin implikuar, Pandi Zhonga, Drejtues i Urbanistikës Sarandë, Juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj dhe noteri Aleko Anagnostini.
Pjesë e skemës janë dhe Argonida Canaj, Fredi Merkuri dhe Valter Llomi të cilët ishin përfitues të pronës, së bashku me vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega.
Hetimet për kthimin e lulishtes në truall nisën në vitin 2020, ndërsa zyrtarët dhe bizmesnenët e përfshirë akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Sipërfaqja e tokës prej 10 230 m2, e ndodhur në zonën Turizëm-Kanal i Çukës, në afërsi të vijës bregdetare është vënën nën sekuestro, ndërsa hetimi vijon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë.

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV