Mbërrin në Portin e Vlorës një nga anijet që do prodhojë energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga dy  anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA)  dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.Anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi  se Shqipëria do të merrte me qira  dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.


Të fundit

VIDEO/ Publikoi SMS me Neymar, Fero i jep fund martesës me Arbenitën?

Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbnita Ismajli. Por...

Me parulla komuniste dhe foton e Enver Hoxhës, nostalgjikët e diktatorit kryejnë homazhe

Shqipëria feston sot ditën e Çlirimit, teksa përkujtohen dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri. Si çdo vit, nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë...

Vdes piloti legjendar grek, i mbijetuari i fundit i Luftës së Dytë Botërore

Ka humbur jetën në moshën 102-vjeçare i mbijetuari i fundit i Luftës së Dytë Botërore, Kostantinos Hatzilakos. Lajmi ka shkaktuar trishtim në komunitet. 102-vjeçari ishte një...

Ambasada amerikane uron Festën e Çlirimit: Kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot festën e Çlirimit nga pushtimi nazist. Me një mesazh në “Facebook”, ambasada shprehet se ky rast shërben si...

Dita e Çlirimit, nis ceremonia te Varrezat e Dëshmorëve

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po kryhen homazhe për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë ku...

Lajme të tjera

Web TV