Pallati pa leje i Lul Morinës, prokuroria e Tiranës vijon hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Vetëm një ditë pasi zv/kryeministria Belinda Balluku, zbuloi publikisht tek zona e “Liqenit të Thatë”, prezencën e një pallatit 9 katësh pa lejë ndërtimi që administrohet nga biznesmeni Julian alias Lulzim Morina, duket se situata e raportimit të kësaj paligjshmërie është bërë 15 muaj më parë.
Biznesmeni Morina rezulton të jetë vënë në ndjekje penale nga prokuroria e Tiranës, për akuzën “Ndërtimit pa lejë” për qëllime përfitimi.Por në fakt asnjë masë arresti për të nuk është vënë në zbatim nga organi i akuzës.

Mësohet se qysh prej datës 8 Maj 2021, në prokurorinë e Tiranës, është rregjistruar një material hetimor, i mbëritur nga komisariati nr.1 në Tiranë.
Praktika hetimore është ndjekur nga shefi i komisariatit të asaj kohe Olger Torba, i cili ka konstatuar se biznesmeni Lulzim Morina, po ndërtonte kate shtesë, jashtë lejës së miratuar nga bashkia Tiranë.
Në bazë të kësaj praktike hetimore me Nr.5862, prokuroria e Tiranës rezulton të ketë rregjistruar procedimin penal Nr.4144. Dosja penale është “pasuruar” dhe me dokumenta të tjera, të institucioneve si INUV dhe IKMT-ë, të cilat kanë çuar në prokurori praktikat e tyre.
Nga materiali që ekziston në dosje, ekziston një seri fotosh satelitore, të vitit 2021 dhe 2022. Kjo është një foto satelitore e Tetorit 2021, ku tregohet qartësisht se në këtë vend, nuk ka pasur asnjë objekt në ndërtim dhe dukshëm, sipërfaqja tokësore është e pa zënë me ndërtesa.
Shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë Olger Torba, mësohet se në tetor 2021 ka lënë detyrën pranë këtij institucioni, duke u transferuar me shërbim në komisariatin Nr.5 në Kamëz.
Ndërsa kjo është një foto tjetër e Marsit 2022, ku në këtë territor bosh është duke u ndërtuar pa lejë pikërisht ky pallat këtu, që dy ditë më parë u denoncua dhe nga zv/kryeministria, Belinda Balluku.
Sipas burimeve të prokurorisë për këtë objekt Lulzim Morina, nuk ka pasur lejë ndërtimi dhe objekti është ngritur me shpejtësi në kohë rekord.
Njëherësh Morina ka shkelur rregullat dhe ligjet e urbanistikës, për pallatin që ka me leje, duke ndërtuar dy kate më tepër jashtë lejes së miratuar nga bashkia.
Por mësohet se çuditërisht hetimet për këtë rast janë zgjatur shumë nga prokuroria.

Lexo edhe :  Ndalonin të rinjtë që pinin hashash dhe u vidhnin lekët/ Arrestohen dy policët në Tiranë

Çështja është ndjekur prokurori Arian Përmeti, dhe se tashmë ajo që dihet është fakti se ndaj Morinës nuk ka asnjë masë ndalimi nga akuza e kryeqytetit.


Të fundit

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 nëntor 2022

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV