Kryeministri Rama nga lagjia e re në Zall-Herr ku dorëzoi çelësat për 199 shtëpi të rindërtuara, mori në “mbrojtje” Erion Veliajn, në bashkinë e të cilët ai ka sekuestruar 2 pallate pa leje tashmë.
Pasi foli për ndërtime pa leje në mes të Tiranës, bashkinë e të cilës e drejton Veliaj, Rama tha sot se le të thonë ç’të duan për Veliaj, ai do të qëndrojë aty.
“Ata janë pa din dhe imam. Prandaj janë aty ku janë. Lalit t’i thonë ç’të duan, lali këtu është. Dhe duke ardhur shumë vërdallë në fshatrat e Tiranës, ato t’i kthejë në hudhra që të mos e marrin mësysh pastaj. Prandaj është më i buzëqeshur se sa mua, sepse unë nuk e kam gjetur se si bëhet kjo”, tha Rama.
Por pavarësisht këtyre deklaratave, duket se ka një “krisje” mes të dyve, pasi Rama nxori Belinda Balluku për konfiskimin e një pallati në Tiranë që ishte pa leje. Ajo që u vu re në këtë operacion publik të qeverisë ishte fakti se mungonte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka përgjegjësinë për administrimin e Tiranës.
Veliaj deri tani ka heshtur, duke mos reaguar ndaj denoncimeve flagrante nga anëtarët e kabinetit të shefit të tij, duke pasur një tjetër qëndrim nga denoncimet e bëra nga mediat për të cilat Kryebashkiaku i cilësonte si gjoba mediatike.