10 shtator 1922/ Autoqefalia e Kishës Ortodokse, si u shpall nga Kongresi i Beratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtojmë sot Kongresin e Beratit, një nga faqet e lavdishme të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit brendashqiptar, gjë që solli mëvetësimin dhe kombëtarizimin e Kishës. Kongresi shpalli autoqefalinë e komunitetit ortodoks, për një kishë me tipare të plota vendore.

Kongresi i Beratit ishte frut i bashkëpunimit midis intelektualëve ortodoksë, shtetit shqiptar dhe veprimtarëve e besimtarëve ortodoksë, klerikë e laikë; një konfiguracion bashkërendimi që sot është krejt i pamundur.

Vendimet dhe Statuti që ky kongres kishtar miratoi, jo vetëm që u pranuan në heshtje nga hierarkia, por patën fuqi ligjore dhe peshë kanonike deri në krijimin e Sinodit të parë të KOASh-it, në vitin 1929.

Kisha Ortodokse në Shqipëri u shpall autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, që i zhvilloi punimet më 10 shtator deri më 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën. Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga:

-Visarion Xhuvani (që ishte dorëzuar në peshkop, në Serbi më 1925) si Krypeshkop i Shqipërisë dhe mbikqyrës i mitropolisë së Korçës,

-Agathangjel Çamçe mitropolit i Beratit,

-Ambroz Ikonomi mitropolit i Drinopolit

-Efthim Kosteva ndihmës i Kryepeshkopit.

Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laik që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar. Për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve të ndryshme nga Perëndimi, Patriarkana pranoi të diskutonte gjithashtu edhe çështjen e Autoqefalisë. Madje, ajo dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të Trapezundës, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepeshkop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe sugjeroi ecurinë në vazhdim.

Lexo edhe :  Selena Gomez në lidhje me shokun e Justin Bieber

 

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV