Forcat ukrainase zënë rob gjeneralin rus, më të lartin që nga Lufta e Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina mund të ketë ketë zonë rob, një gjeneral rus që besohet të jetë një nga oficerët më të lartë të Moskës që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Daily Mail.

Videoja e publikuar të mërkurën zbuloi një grup robërish rusë të kapur nga Ukraina në mes të një kundërsulmi të befasishëm pranë qytetit të Kharkiv, mes tyre një burrë i veshur me uniformën e një nënkoloneli të rangut të mesëm.

Por media ukrainase tani pretendon se personi në fjalë ka gjasa të jetë Andrei Sychevoi, i cili në fakt është një gjeneral i rangut të lartë dhe komandant i Grupit të Forcave të Rusisë Perëndimore.

Kyiv Post ishte ndër mediat ukrainase që raportoi lajmin, duke pretenduar se gjenerali Sychevoi ishte veshur me një uniformë të një rangu më të ulët që të mund të fshihte identitetin e tij përpara se të kapej.

Megjithatë, disa kanë vërejtur mospërputhje midis burrit të paraqitur në video dhe Sychevoi – duke lënë dyshime. Nëse lajmi konfirmohet, atëherë do ta bënte Sychevoi oficerin rus të rangut më të lartë që është kapur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të shënonte një tjetër goditje poshtëruese për ushtrinë e Putinit.

Nazistët kapën rob dhjetëra gjeneralë rusë në luftimet midis viteve 1941 dhe 1945, shumica e të cilëve u vranë në dhomat e torturave ose kampet e përqëndrimit. Ukraina pretendon se ka vrarë të paktën 12 gjeneralë rusë, shumica e të cilëve thuhet se kanë vdekur si rezultat i sulmeve nga forcat ukrainase.

Por kjo do të ishte hera e parë që forcat ukrainse kanë arritur të zënë rob një gjeneral ndërkohë që është ende gjallë. Deri më tani, as ushtria ukrainase dhe as ruse nuk kanë folur për të konfirmuar ose mohuar kapjen e Sychevoi, raporton abcnews.al.

Lexo edhe :  UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Raportet dolën mes një kundërsulmi të shpejtë rrufe të nisur nga Ukraina në lindje të Kharkiv të mërkurën. Duke i zënë plotësisht në befasi rusët. komandantët e Kievit vërshuan nëpër linjat e frontit që kishin mbetur pak të mbrojtura pasi mijëra trupa u zhvendosën në jug për të ndihmuar në mbrojtjen e Khersonit – ku një tjetër sulm ukrainas është duke u zhvilluar.

Trupat përparuan më shumë se 12 milje në një ditë të vetme ndërsa forcat e Putinit u larguan, duke çliruar qytetin Balakliya, i cili më parë kishte vendosur një bazë të rëndësishme ruse.

Ekspertët dhe vëzhguesit spekulojnë se objektivi i tyre ka të ngjarë të jetë qyteti Kup’yans’k, i cili shtrihet mbi lumin Oksil dhe është një qendër kryesore hekurudhore përmes së cilës kalojnë pothuajse të gjitha furnizimet ruse që shkojnë në Donbas.

Nëse Ukraina arrin të korrë sukses, kjo do t’i lërë trupat me mungesa të mëdha furnizimesh që u nevojiten për të mbështetur sulmet e tyre dhe do të thotë se e gjithë ofensiva e Rusisë në Donbas mund të ndalet, duke i hapur derën Ukrainës për kundërsulme të mëtejshme.

Të fundit

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

​​NASA po kërkon ndihmë për të sjellë në Tokë mostra shkëmbi të mbledhura në Mars

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga Perseverance në Mars në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se...

Historia e shkencëtarit Benjamin Franklin: njeriu i vetë-krijuar i shekullit XVIII

Nga syzet bifokale te rrufepritësit, nga soba te parashikimet e motit: të gjitha shpikjet e Benjamin Franklinit, gjeniut më eklektik të shekullit të tetëmbëdhjetë. Le...

Lajme të tjera

Web TV