I moshuari ia thotë troç Berishës: Ke bërë dy gabime, duhet t’i korrigjosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.

Por, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor.

“Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sot nuk kam asnjë interes politik. Por do të jap disa mendime. Po ju ndjek për atë arsye që keni thënë se do të bëjmë një ekonomi sovrane. Ekonomia liberale e mbylli ciklin.

I duhet të korrigjoni dy gabime që keni bërë vetë. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.

Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe. E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim”, tha ai.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV