Media iraniane nxjerr identitetet: Këta janë autorët e sulmit kibernetik në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, Irani është “hakmarrë” duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.Mediat iraniane kanë publikuar edhe emrat e disa personave që dyshohen se janë dhe autorët kryesorë të sulmit kibernetik në Shqipëri.

“Iranintl” shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë.

Mohammad Bagher Shirinkar

Mediat iraniane shkruajnë se një ndër personat përgjegjës për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit “Sayad” është kompania iraniane “Iliant Gostar” nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Ai u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike).

Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane “Iliant Gostar”.

Mehdi Hashemi Taghraljardi është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së.

Hamidreza Lashgarian

Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, nën një individ të quajtur Hamid Reza Lashgarian.

Dokumentet e klasifikuara, nga Irani, zbulojnë kërkime sekrete se si një sulm kibernetik mund të përdoret për të fundosur një anije mallrash ose për të hedhur në erë një pompë karburanti në një pikë karburanti.

Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.


Të fundit

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin...

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Lajme të tjera

Web TV