Veliaj takon mësuesen e tij: Ne rrinim 3 vetë në bankë, sot shkolla si hotel me 5 yje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ishte një ditë e rëndësishme për nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët e nisën vitin e ri mësimor në shkollën e re, të transformuar dhe dy herë më të madhe se ajo që u dëmtua nga tërmeti i 2019.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi jo pa qëllim ish-shkollën e tij për të uruar nxënësit për vitin e ri shkollor. Ai nuk i fshehu emocionet e nxënësit të dikurshëm të “Sami Frashërit”, i cili u rikthye për të përuruar shkollën e rindërtuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se ajo ka vendosur një standard të ri në infrastrukturën arsimore në vendin tonë.

Në një prej klasave, Kryebashkiaku ritakoi edhe një prej mësueseve të tij, në kohën kur mësonte në bankat e kësaj shkolle, zysh Odetën.

Pjesë nga biseda me mësuesen:

Veliaj: Hera e parë që shoh që ka vend nëpër klasa. Ishim 3 veta në bankë dhe përsëri s’kishte vend.

Mësuesja: Ishim 42 veta në klasë.

Një mësuese tjetër: Edhe 56.

Veliaj: Po bënim shaka me ministren, duket si hotel me 5 yje. Ju duhen 2-3 javë të zbuloni ku janë gjërat se është ambient kaq i madh.

Kushi: Sa mirë që kemi dhe programet e artit e të zejeve, që të rrinë më gjatë në shkollë, jo vetëm sa është orari mësimor.

Veliaj: Jam i sigurt që do na nderoni se vërtet vendi ka shumë nevojë, – më thonë “ja se është edhe kjo rruga për t’u investuar”, – se asgjë nuk është perfekte, por kur dilni ju mirë, apo kur po dëgjoja që bashkëmoshatarja juaj kishte fituar në të 10 degët, thua ia vlejti edhe sherri, edhe debati për shkollën, se ndonjëherë pa debate e sherre nuk bëhen punët, e kur mendoj se hoqëm picirin për ta bërë këtë shkollë, se u përfshi edhe politika, i vetmi shpërblim është të dilni ju mirë. Po dolët ju mirë, pastaj të gjitha harrohen, edhe lodhja edhe debatet edhe përpjekjet.

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Viti i ri arsimor në shkollën Sami Frashëri ka nisur me 1300 nxënës.

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV