“Kosova është shtet i pavarur”, deputeti shqiptar përplaset me Vuçiçin në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se Kosova është shtet i pavarur, teksa në organin ligjvënës presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, prezantoi raportin për dialogun politik me Kosovën.

“Çfarëdo që dëshironit arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kushdo që është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, tha Kamberi.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratave të Vuçiçit, i cili tha se për aq kohë sa ai të ketë ndikim “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

Kamberi tha se serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë, dhe kanë përfaqësim në Kuvend dhe Qeveri, ndërkaq këto të drejta nuk i ka minoriteti shqiptar dhe minoritetet e tjera që jetojnë në Serbi.

Deputeti Kamberi tha se një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është një ndër sfidat më të vështira dhe se është obligim i Vuçiçit që ta udhëheqë Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë evropiane.

Ai tha se përmirësimi i raporteve me “armikun e përjetshëm” kërkon aftësi për të kuptuar se “nuk ka pajtim pa u përballur me të kaluarën”.

Sipas Kamberit, Vuçiq e ka përgjegjësinë më të madhe që t’u tregojë qytetarëve serbë për Kosovën “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambiciet politike”. Ai po ashtu tha se në Serbi ende nuk atmosferë që dikush t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kamberit, Vuçiq tha se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se serbët në veri të Kosovës nuk kanë status të njëjtë me shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë.

Lexo edhe :  25 vjet më parë: NATO-ja nisi bombardimet mbi forcat serbe

“Ju po e paraqisni situatën sikur Kosova është shtet i pavarur, se nuk ka asgjë të diskutueshme, por se bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje dypalëshe që vendos barazi dhe identitet të të drejtave të serbëve dhe shqiptarëve në dy shtete të pavarura. Por, çështja nuk është kështu”, tha Vuçiç.

Vuçiq i tha Kamberit se “nuk kam asgjë kundër” dënimit të krimeve që kanë ndodhur kundër shqiptarëve, por shtoi se pala tjetër “hesht dhe nuk po flet” për krimet, siç tha presidenti serb, të kryera nga ata.

Vuçiq po ashtu e pranoi se Kamberi ka të drejtë kur thotë se autoritetet nuk po investojnë mjaftueshëm në dy komunat në jug të Serbisë, që banohen nga shqiptarët – Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Medvegjë. Por, presidenti i Serbisë paralajmëroi se do të ketë më shumë investime në këto tri komuna, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Ndryshe, në Kuvendin e Serbisë u prezantua raporti i Qeverisë për dialogun e zhvilluar me Kosovën që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kosova dhe Serbia e zhvillojnë këtë proces që nga viti 2011, i cili ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Por, dy palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një zgjidhje kompromisi./REL/

Të fundit

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Lajme të tjera

Web TV