VIDEO/ Paulo Dybala merr prej “dore” Romën, ja supergoli që realizoi ndaj Empolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma ka arritur të triumfojë mbrëmjen e djeshme ndaj Empolit të shqiptarëve në transfertë me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A italiane.

Golat u shënuan nga Paulo Dybala në minutën e 17′, shifrat u barazuan në minutën e 43′ me autor Bandinelli, ndërsa goli i avantazhit dhe i fitores për verdhekuqtë u realizua nga Tammy Abraham në minutën e 71′.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë takim, ishte supergoli i shënuar nga Paulo Dybala.

Ylli argjentinas i Romës, merr një top në afërsi të zonës duke goditur mjeshtërisht me këmbën e majtë drejt portës duke e dërguar në trekëndësh.

Një eurogol ky i 29-vjeçarit argjentinas që menjëherë u bë viral në rrjet.

Gjithashtu, Dybala dhuroi dhe një asist në këtë takim për golin e sulmuesit britanik, Tammy Abraham.

Ky ishte goli i 3 për Dybala -n në 6 sfida me fanellën e Romës në këtë sezon, teksa ka dhënë gjithsej edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

Vlen të theksohet se për Empolin, Ardian Ismajli u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit, ndërsa Nedim Bajrami e nisi nga pankina dhe u aktivizua në vendin e Marko Pjacës në minutën e 63′.

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV