Jeton Lami dhe te masakra e Fushë Krujës, pak para vrasjes lëvizi me makinë dy viktimat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Agjenti i skuadrës së kërkimit “Fast”, Jeton Lami, që aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, krijon hije dyshimi jo vetëm për zhdukjen e mistershme të Ervis Martinaj, por protagonizmi i tij ka dalë në dritë dhe në një ngjarje tjetër të rëndë.

Jeton Lami, njeriu që Martinaj e konsideronte si më të besuarin dhe e mbante gjithnjë rreth vetes, është zbuluar nga prokuroria e Krujës, në ngjarjen 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në këtë ngjarje humbën jetën Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndërsa kur po mbushen dy muaj nga masakra e me tre viktima, prokuroria veç 91 gezhojave, nuk ka asnjë provë që do sillte identifikimin dhe më pas arrestimin e njërit prej autorëve.

Por gjatë hetimeve të kësaj ngjarje, akuza ka zbuluar rolin e oficerit Jeton Lami.

Sipas burimeve, Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Bilant Martinaj dhe Diklen Vatën nga restorant “Brazili” tek një servis në fshatin Larushk.

“…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqa.

Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…”-tha një burim pranë grupin të hetimit.

Nisur nga kjo indicie e re, policia dhe prokuroria e Krujës, po shikojnë mundësinë e marjes në pyetje të Jeton Lamit.

Lexo edhe :  Sky Italia lëshon deklratën bombë: "Juventusi pritet të bjerë në Serie B ose C"

Agjenti aktualisht ndodhet në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ndërsa ditën e djeshme depozitoi ankimimin e tij në gjykatë, duke kërkuar lrimin nga qelia.

Pyetja e tij pritet të realizohet javën e ardhshme, ku Lamit do i kërkohet të japi shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Dalja e tij në këtë ngjarje të rëndë, ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet mbi pozicionin e punonjësit të policisë në rradhët e grupit shoqëror të Ervis Martinaj dhe vetë këtij të fundit.

Martinaj prej më shumë se një muaj nuk ka asnjë shenjë se ku ndodhet dhe vijon të mbetet i paqartë fati i tij nëse është vrarë apo është ngjallë.

Personi i fundit që dyshohet se Martinaj ka lëvizur mbrëmjen e 9 Gushtit, ka qënë polici Jeton Lami.

Edhe në masakrën e Fushë-Krujës, personi i fundit që Briland Martinaj dhe Diklen Vata, takuan dhe lanë pas, ishte Jeton Lami.

Ndërsa vetëm pak minuta nga ndarja me të, në mesditën e 17 korrikut, mbetën të vrarë tre persona.

Sipas grupit hetimor të kësaj dosje, tre viktimat Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u qëlluan befasisht me 91 plumba, që janë qëlluar nga një armë e vetme.


Të fundit

11 muaj plot lumturi dhe një bebe rrugës, Einxhel Shkira ndan fotot e ëmbla me Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po jetojnë dashurinë e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother...

6 Dhjetori/ Vangjeli: E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Log” në Abc, se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor ditë që përkon me Samitin...

Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e librave sovjetikë

Ligjet e reja anti-LGBT dhe ato kundër të ashtuquajturve “agjentë të huaj” e kanë lënë artin në Rusi të pambrojtur nga censura. Shitësit besojnë se...

VIDEO/ Kameruni shokon Brazilin dhe duke marrë tre pikët e para në Botëror

Kameruni ka arritur të mposhtë Brazilin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por kjo nuk i mjaftoi për të...

Fitore e çmendur!/ Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës i jep një “shuplakë” Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe,...

Lajme të tjera

Web TV