Ndryshon mënyra e legalizimit, qeveria “pronare” e shtesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria do të marrë në dorë menaxhimin e kateve shtesë që janë ndërtuar pa leje nga investitorët. Përveç se do të paguajnë gjobën, qeveria ju ka dhënë të drejtë pronarëve që të parablejnë katet shtesë me çmimin sipas zonës, para të cilat do i shtohen buxhetit të shtetit.

Qeveria ka publikuar në Fletoren Zyrtare procedurën se si do të sillet ndaj ndërtuesve që kanë ndërtuar kate shtesë pa leje. Pasi Rama ju bëri “presion” ndërtuesve për konfiskim, ai ju dha edhe të drejtën e parablerjes nga investitorët, para këto që do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Vendimi

Qeveria do të legalizojë duke amnistuar në këtë mënyrë, ndërtuesit për katet pa leje të kullave. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare ka hyrë në fuqi ditën e hënë dhe ekzekutivi ka zgjedhur të nxjerrë një akt të ri dhe jo të përdorë ligjin e legalizimeve, me synimin për t’i marrë një shumë më të madhe parash ndërtuesve për buxhetin e shtetit. Nëse do të përdorej ligji i legalizimeve, ndërtuesit do të paguanin një vlerë simbolike për të legalizuar katet pa leje, ndërkohë që duke futur në VKM çmimet zyrtare të hartës së tokës, për një m2, vlera që ndërtuesit do të paguajnë është minimalisht 70 deri në 100 mijë për m2 lekë të reja në varësi të zonës ku është ndërtuar. Sipas vendimit, qeveria do të konfiskojë ndërtimet pa leje duke lidhur një akt noterial me ndërtuesin, të cilin do ta paguajë me vlerën simbolike 1 euro për t’i marrë përkohësisht pronësinë e kateve pa leje. Në këtë mënyrë qeveria dhe ndërtuesi do të lidhin një kontratë për një objekt i cili nuk figuron ligjërisht në asnjë dokument shtetëror, përfshi këtu Kadastrën, por që nuk njihet nga asnjë institucion bankar. Akti noterial përbën shprehjen e interesit të subjektit për një ndryshim të lejes së ndërtimit e cila më pas merret në shqyrtim nga KKT. Nëse kërkesa pranohet, dhe me shumë gjasa kështu do të ndodhë, pasi në të kundërt qeveria nuk do të lidhte marrëveshje me ndërtuesin, KKT do të legalizojë shtesën apo ndërtimin duke nxjerrë lejen përkatëse. Institucioni, i cili konstaton ndërtimin pa leje sipas vendimit është IKMT e cila më pas nis procedurat për konfiskimin dhe legalizimin e objektit në KKT. Ndërtuesit kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimet referencës së kadastrës, por nuk mund t’i shpëtojnë gjobës. Gjobat për ndërtimet pa leje janë sa vlera e punimeve të kryera, por asnjëherë më të vogla se 500 mijë lekë, ndërsa për shtesat e kateve gjoba është jo më e vogël se 300 mijë lekë. Pas konstatimit të ndërtimit pa leje vendimi thotë se punimet në objekt pezullohen menjëherë. Ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.


Të fundit

Lajm i fundit/ Bordi i Transparencës ul me tre lekë çmimin e naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në...

Gola dhe kërcime, Roy Keane tërbohet me lojtarë brazilian: “Ishte mungesë respekti, turp”

Gola, emocione, spektakël, Brazil dhuroi show, por jo të gjithë e kanë shijuar festën e tyre. Neymar me shokë u kujdesën që pas çdo...

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetime të plota

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi  se askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron...

Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për...

Berisha: Përfaqësohemi në samit nga personi që duhet të ishte para drejtësisë

Sali Berisha thotë se protesta e sotme ka synim të tregojë zërin opozitar të shqiptarëve para BE. Sipas tij, shqiptarët janë fatkeq që në...

Lajme të tjera

Web TV