Ndër vite imazh i SIGAL UNIQA Group Austria/ Avni Ponari uron: Shekullofsh Baca Reshat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Themeluesi dhe Drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari ka uruar përmes një statusi në Facebook aktorin Reshat Arbana i cili sot feston 82-vjetorin e lindjes.
Në urimin e Ponarit theksohet krenaria e tij se Arbana ka qenë prej vitesh imazhi i SIGAL UNIQA Group Austria dhe sipas tij,  në të gjithë historinë 23-vjeçare të kësaj kompanie, Reshat Arbana ka qenë një bashkëpunëtor i zellshëm.
“Edhe pse koha kalon shpejt, vepra e tij peshon më shumë se 82 vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare”, shkruan ndër rreshta themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria.
Në mënyrë origjinale dhe po aq dashamirëse Avni Ponari uron: “Shekullofsh Baca Reshat!”
STATUSI I PLOTË 
Artisti i Popullit, Nderi i Kombit Reshat Arbana, feston sot 82-vjetorin e lindjes. Kam nderin dhe kënaqësinë ta them me shumë mburrje se gjigandi i kinematografisë shqiptare prej vitesh ka qenë imazh i SIGAL UNIQA Group Austria duke qenë një bashkëpunëtor i zellshëm në historinë 23-vjeçare të kompanisë. Edhe pse koha kalon shpejt, vepra e tij peshon më shumë se 82 vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare. Z. Arbana do të jetë gjithmonë ikonë e skenës shqiptare dhe një zë i papërsëritshëm, origjinal dhe frymëzyes për brezat e ardhshëm. Shekullofsh Baca Reshat!

Të fundit

“Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!” Gazetarët nxjerrin sekretet

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve...

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet, për disa miliona euro më...

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale...

10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

Me mbërritjen e vitit 2000, ne tashmë ndiheshim sikur ishim në të ardhmen, megjithatë shumë gjëra që sot duken të domosdoshme nuk ishin ende...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është...

Lajme të tjera

Web TV