PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Kuvendi ka nisur me debate pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës që konfirmonte se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në 2017.

Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha se drejtuesit e saj, referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por edhe deputetët e tjerë duhet të japin llogari, pasi ky nuk është një faj individual.

Përgjigja erdhi nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj i cili tha se kjo akuzë do të përgënjeshtrohet.

Debati:

Majko: Tema që po diskutojmë është shumë sensitive, bëhet fjalë për fondet e BE. Sot në kufijtë e 24 orëve, drejtuesit e PD, si ata që janë më zyra si ata pa zyra është konfirmuar lajmi se PD ka marrë 500 mijë dollar nga Rusia. Kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Para se ti kërkoni llogari Beqjas tonë, kërkojini llogari Beqjas tuaj. Dilni këtu dhe jepni llogari, ky është vetëm fillimi.

Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja. I vetmi që nuk duhet të fliste duhej të ishe ti. Di një gjë, që është e pavërtetë, është makinacion që e ka bërë ai që mungon sot, “Mother Jons-i”, i fmashëm. Prit dhe ca orë se do përgënjeshtrohesh, dhe kur të përgënjeshtrohesh, bën mirë të shkosh te dentisti.

Majko: Unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zezë. Dua që të jetë kështu, që gjysmë milioni dollar nuk janë marrë nga PD. Ajo që keni diskutuar ju edhe midis vedit është një akuzë e cila dje është ripërsëritur. Unë uroj që zoti Basha të shkojë normalisht në SHBA.

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku...

“Nuk më nderuan si kampion bote”, presidenti i PSG Al-Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit

Lionel Messi deklaroi para disa ditëve se klubi i Paris Saint-Germain nuk i shprehu asnjë mirënjohje për faktin që u shpall Kampion i Botës...

Pesëdhjetë vjet më parë vdiq Pablo Neruda, poeti i popullit

Duke hyrë në histori si një nga këngëtarët e mëdhenj të dashurisë, Neruda i donte njerëzit: ai ishte poeti i popullit. Dhe për pjesën...

Dosja e krimeve të luftës/ Akuza Rusisë për shkaktimin e qëllimshëm të urisë në Ukrainë

Avokatët e të drejtave të njeriut po punojnë me prokurorin publik të Ukrainës për të përgatitur dosjen për t'ia dorëzuar gjykatës penale ndërkombëtare   Nga Dan...

Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, ja kush kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. Janë numëruar 46 nga 74 kuti Albert Halilaj  7397 Emri Vata...

Lajme të tjera

Web TV