Reshat Arbana feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot artisti shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti i Popullit, Reshat Arbana, feston sot 82-vjetorin e lindjes. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.

Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër. Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990.

Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme kulturën kombëtare.”

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha.

Lexo edhe :  Orgest Xhelili tregon si e "frynë" njerëzit të plagoste kryebashkiakun e Divjakës

Sot Reshat Arbana bën 80 vjeç, dhe vepra e tij peshon më shumë se vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare për të gjithë artistët e rinj.

 

 


Të fundit


Horoskopi ditor, e mërkurë 30 nëntor 2022

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo...

PD nuk bën pas/ Boçi: Protesta do të bëhet para Kryeministrisë

Opozita nuk tërhiqet nga zhvillimi i protestës më 6 dhjetor. Këtë ka pohuar edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në emisionin “Open”. Boçi u shpreh...

“Bën zhurmuesin”/ Eni Vasilit i ‘zihen’ të ftuarit në emision, ndërhyn gazetarja

Me debate po shoqërohet emisioni i sotëm ‘Open’ në News24. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja, e cilësoi analistin Arion Sulo...

Festa për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë, politikanët bëjnë si Skënderbeu

Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë. I ftuar në rubrikën...

Lajme të tjera

Web TV