Historike/ Shqiptarët zgjidhen deputetë në Parlamentin e Suedisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arritje historike e shqiptarëve në Suedi. Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit.

Albinfo.ch shkruan se Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton në Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani. Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën. Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë si dhe arsimin.

Të fundit

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV