Jo më vjedhje energjie! Balluku: Do të ketë task-forca kudo nga 1 tetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti.

Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit.

Ministria e Energjisë tha se 1% ulje konsumi përkthehet ne 28 milionë euro kursim në vit. Për këtë arsye qeveria do të lehtësoje dhe do të ndihmojë bizneset që të pajisen me panele diellore, pasi rreth 30% e energjisë elektrike konsumohet për ngrohjen e ujit.

‘Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.

Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq.’- tha Balluku.


Të fundit

Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, sipas Daily Mail. Djemtë e moshës 16...

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, humb jetën një fëmijë, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore. Lajmin...

Japonia kërkon të shkaktojë surprizën e radhës ndaj Kroacisë, ja formacionet zyrtare

Japonia dhe Kroacia do të përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Japonezët arritën deri në këtë fazë pasi dolën si kryesues të...

Shifra stratosferike, zbulohet klubi i ri dhe kontrata e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan se gjithçka është e mbyllur dhe se “ylli” portugez do...

The Telegraph: Anglia ka nevojë të ndryshojë sistemin e emigracionit

Media britanike The Telegraph ka theksuar se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm në Angli është duke ndryshuar sistemin e emigracionit....

Lajme të tjera

Web TV