4 vëllezërit meksikanë nga “Sinaloa” e Belshit, në Vlorë biznes me Murataj e Besnik Lulaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Lançimi në publik nga gazeta “El Universal” në Meksikë, i 4 vëllezërve shqiptarë me mbiemrin Hysa, solli një përhapje të gjerë të lajmit në mediat online në Shqipëri.

Shumë u përpoqën të lokalizojnë vëllezërit Hysa, se janë nga Vlora dhe zotërojnë biznese në Vlorë, por ka diçka të kundërt.

Për hir të së vërtetës vëllezërit, Ramiz, Luftar, Arben dhe Fatos Hysa nuk janë nga Vlora, por janë nga Belshi i Elbasanit.

Të dhëna për ta, kam pasur vetëm në kuadër të versionit jo zyrtar.

Kryesisht si individë që kërkonin të hynin në Shqipëri për të bërë biznes dhe që përfaqësonin diçka të dyshimte. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Se kur po vjen lloj e sorollop i huaj, për të bërë biznes në këtë kasabanë tonë, pse të mos vijnë dhe këta tanët të investojnë, qoftë në bregdet, qoftë në mal apo qoftë në fushë?.

Katër vëllezërit, janë pikërisht vëllezërit e Belshit, që në disa qarqe jo zyrtare, konsiderohen si të dyshuar në aktivitet kriminal në Meksikë, kryesisht në trafik kokaine dhe pastrim parash.

Por deri në këtë fazë ku jemi, asnjë hetim s’ka të rregjistruar apo të jenë faktuar akuzat jo zyrtare, ndaj vëllezërve Hysa, nga organet inteligjente në Shqipëri apo qoftë dhe në Meksikë.

Pra jemi vetëm në kaudër të llogjeve të Kavajës që bëhen nëpër tavolina. Por nga ana tjetër populli thotë: “…Ku ka zë, nuk është pa gjë…”.

Shpërthimi i lajmit në gazetën “El Universal” në Meksikë solli ekspozimin e tyre publik, si vëllazëri që janë të lidhur direkt me kartelin “Sinaloa”.

Një prej karteleve, sot për sot më të fuqishme në botë, për sa i përket potencialit ekonomik, aftësive të trafikut të kokainës dhe fitimit, dhunës potenciale, por dhe shtrirjes në territor gjeografik.

Lexo edhe :  Aksident i trefishtë në Shëngjin, përfundojnë në spital dy persona

Për shkak se 4 vëllezërit e Belshit, kanë jetuar për një kohë të gjatë në Meksisë dhe Amerikë, sigurisht që të dhënat për ta janë të vakëta.

Vëllezërit pa dyshim që kanë kontakte domethënese dhe të besuara me njerëz të biznesit dhe qeverisë në Tiranë dhe Vlorë, por jo vetëm. Lidhja e tyre me Vlorën është pikërisht kontaktet e vëllezërve me disa vlonjatë, për të bërë biznes.

Vlonjatë si Besnik Lulaj, i “Marina Bey”, “Valona Konstruksion” dhe jo vetëm, apo Besnik dhe Gramoz Murataj, dy vëllezërit e llotove “Ecco Bet” dhe kazinove në Shqipëri, janë personat kryesorë që 4 vëllezërit nga Belshi, bashkëpunojnë për biznes në Shqipëri.

Besnik dhe Gramoz Murataj, janë dy persona të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, ku pjesë e dosjes penale të tyre ka qënë dhe Geron alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm,Fatmir Xhafaj.

Ka dyshime të arsyeshme se vëllezërit Murataj, besohet të jenë projektuar nga qeveria Rama, për të marë një nga liçensat e basteve sportive online, që qeveria Rama kërkon të legalizojë.

Në vitin 2017, dhe pikërisht në 12 qershor, rezulton se Gramoz Murataj, djali i Besnikut, Rudi Lulaj dhe Fatos Hysa, njëri nga 4 vëllezërit nga Belshi, kanë hapur në Vlorë, kompaninë “GamingMtech”.

Gramozi, zotëronte 50 për qind të aksioneve, ndërsa Redi Lulaj dhe Fatos Hysa, 25 për qind secili. Shoqëria funksionoi vetëm 1 vit e gjysëm dhe më pas në 14 janar 2019, shpalli likujdimin. Ndërsa në 18 shtator 2019, kjo kompani u ç’rregjistrua si biznes në Shqipëri.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV