Anijet me qira për energji në Vlorë, Rama: S’janë teneqe, vijnë nga SHBA!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike nuk janë thjesht teneqe, por vijnë nga kompani amerikane private. Kreu i qeverisë u është përgjigjur akuzave të cilat sipas tij vijnë nga politika dhe media sa i përket këtij projekti, për të cilin Rama tha se po dezinformohet publiku.

Akuzave se anijet e marra me qira vijnë nga Bangladeshi apo se do helmojnë qytetin e Vlorës, kryeministri u është përgjigjur se përfitimet që do të marrim nga këto termocentrale gjithashtu edhe nga TEC i Vlorës, që do nisin punën nga 1 janari janë të domosdoshme në këto kushte krize. Rama gjithashtu u ndal edhe te diplomacia e përdorur me aleatin tonë SHBA për të arritur këto struktura të dobishme, të cilat ishin mjaft të vështira për t’u arritur, pasi të gjithë kanë nevojë.

Gjithë dezinformomi madh lidhur me 2 termocentralet lundruese që janë sot në gjirin e Vlorës të cilat faktikisht do fillojnë prodhimin më 1 janar dhe për të cilat çfarë nuk është thënë. Jo vijnë nga Bangladeshi jo do helmojnë Vlorën, ato janë pronë e kompanisë amerikane. Ne kemi projektin e transformimit të TEC të famshëm të Vlorës që morën miliona dhe nuk u ndez kurrë në një burim energjie me gaz të lëngshëm. 330 mgvat do prodhojë vetëm ai termocentral. Këto të, dy termocentrale lundruese do na japin 114 mega që është e rëndësishme për balancë në kushtet e krizës. Ato s’kanë ardhur kot këtu kanë ardhur me diplomaci të mëdhaja, të gjesh në këto kushte këto struktura është disi e pamundur sepse të gjithë kanë nevojë. Këto janë vendosur në Manhatan në Berlin, s’janë teneqe kemi shtuar kushte energjetike për vendin tonë. Dhe jemi në kushtet kur po punojmë për pavarësi energjetike në vendin tonë. S’jemi kujtuar tani po do kohën e vetë. Do bëhen me gjithë stërkëmbshat që na i vejnë për para xhagajdurët e mediave të politikës. Shqipëria do bëhet një shtet sovran.- tha Rama.

Lexo edhe :  Protesta në një ditë me samitin BE-BP/ Berisha: Do të mirëpritet në opinion publik

Krahasimeve me çmimet e energjisë krahasuar me Kosovën, Rama u është përgjigjur duke thënë se Prishtina ka kufizime të mëdha energjie dhe se duhet të mbështesim njëri-tjetrin për të kaluar krizën më shpejt.

Atyre që me përmendin Kosovën, Kosova ka halle të tjera, ajo ka kufizime të brenda energjie. Duhet të mbështesim njëri-tjetrin.- tha Rama.

Marrëveshja për energjinë elektrike e nënshkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një projekt 2-vjeçar. Ky projekt i cili u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kishte të bënte me marrjen me qira për dy vote të 2 anijeve të cilat do të vendosen në Tripotin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike. Kjo nismë nga qeveria vjen pasi tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur çmime marramendëse. Kriza energjetike ka prekur disa vende të botës, kryesisht Gjermaninë dhe vendet e tjera nordike, të cilat kanë përgatitur popullatën se do të përballen me një dimër të ftohtë.  Qeveria shqiptare ashtu ka sjellë dy paketa të rezistencës sociale të cilat u vijnë në ndihmë qytetarëve për të përballuar krizën.


Të fundit

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Meta e konfirmon: Do marrim pjesë!

Kreu i Partisë së Lirisë ka pranuar publikisht se do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor. "Siguria...

Juventus zgjedh presidentin e ri, ja kush i merr “frenat” e klubit bardhezi

Edhe pse vëmendja kryesore është te Botërori i Katarit, lajmi i dorëheqjes së Andrea Agnellit dhe bordit drejtues të Juventusit bëri xhiron e botës...

Sizmiologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit: Çfarë e pret rajonin

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas...

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë/ Xhaçka: Flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik...

Shqipëria lë pas vendet e botës, Rama: Rritja më e madhe e turizmit nga viti 2019

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqiëpria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19. Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV