Himarë dhe Palasë/ Artan Lame nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Bregdetin e Jugut, këtë fundjavë ka përfunduar ky proces në Himarë dhe Palasë.

Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.

“E vështirë të merreshim me Himarën. Fakti se është një vendbanim i vjetër, pa dokumentacion dhe me ndarjen e territorit përmes dëshmive të banorëve, që kjo familje ka jetuar këtu, ajo tjetra në zonën më tutje. Dhe kjo solli dhe 400 ankesa gjatë regjistrimit”, u shpreh Lame.

Deri më sot janë dhënë 37 609 shërbime kadastrale online për zonat e bregdetit, nga kalimi pronësisë për arsye trashëgimie, kartelat e pronës, transferimi i të drejtës së pronësisë, etj, sipas kreut të Kadastrës.

Ai u bëri thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë përmes e-Albania për të siguruar certifikatën e pronësisë, ndërsa shtoi se do ketë asistencë për që nuk mund ta realizojnë vetë aplikimin.

“Nga dita e hënë, mund të aplikoni për ta marrë një certifikatë. 3 766 pasuri të paluajtshme të regjistruara në zonën e Himarës. Të gjitha aplikimet përmes e-Albania. Për t’u orientuar njerëzit pranë sporteleve të Bashkisë do ketë asistencë”, vijoi Lame.

Procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vijën bregdetare në jug të vendit pritet të vazhdojë edhe me zona të tjera.

 

Të fundit

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Lajme të tjera

Web TV