“Alarm” në Gjermani, së shpejti një bukë do të kushtojë 10 euro?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“A do të shkojë së shpejti çmimi i bukës në Gjermani në 10 euro?”, ka qenë titulli i shumë lajmeve në Gjermani ditët e fundit.

Kjo sepse Shoqata Qendrore e Tregtisë Gjermane të Furrave të Bukës ka paralajmëruar se shumë furra buke do të largohen nga sektori nëse shteti nuk jep menjëherë një ndihmë financiare.

Shumë furrtarë nuk janë në gjendje të vazhdojnë punën pasi nuk janë në gjendje të përballojnë koston e lartë të energjisë elektrike.

Por edhe nëse do të vazhdonte rritjen e çmimeve, dhe do të duhej ta shisnin bukën me 10 euro, ata besojnë se vetë klientët nuk do ta mbështesnin një lëvizje të tillë.

Mirëpo, në të njëjtin publikim theksohet se subvencionet për energji elektrike janë dhënë më shumë për familjet sesa për kompanitë.

Kryetari i Shoqatës Qendrore të Artizanatit Hans Peter Wollseifer foli për “Rheinische Post”.

Çdo ditë marrim thirrje nga kompanitë e industrisë se do të ndalojnë prodhimin pasi nuk mund të kompensojnë rritjen e çmimit të produkteve me rritjen e tepruar të çmimit të energjisë, theksoi ai.


Të fundit

Marigo Posio, qëndistarja e flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Ilia S.Larti Në ambientet e teatrit Durrës, Shoqata Atdhetare Kulturore Devolli dega Durrës, organizoi një simpozium Homazh për Patriotët...

Komentatori kosovar refuzon t’u përmendë emrat lojtarëve serb, ja arsyeja

Dita e djeshme ishte një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufirit të terrorit zyrtar të Shqipërisë. Një...

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Meta e konfirmon: Do marrim pjesë!

Kreu i Partisë së Lirisë ka pranuar publikisht se do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor. "Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin...

Juventus zgjedh presidentin e ri, ja kush i merr “frenat” e klubit bardhezi

Edhe pse vëmendja kryesore është te Botërori i Katarit, lajmi i dorëheqjes së Andrea Agnellit dhe bordit drejtues të Juventusit bëri xhiron e botës...

Sizmiologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit: Çfarë e pret rajonin

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas...

Lajme të tjera

Web TV