Çfarë ka ndodhur mes ish-partnerëve? Keisi nis një histori të re, Stresi e ironizon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit ka qenë gjithmonë shumë kompleks, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike. Pak pasi po aludohej për një ribashkim, Stresi bëri dje një status ironik që dukej se po thumbonte Keisin.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, dikush e ka pyetur reperin: “A ka goca të mira a s’ka më?”. Përgjigjja e reperit ishte me spec pasi ai shkruan se është mësuar me mendjelehta, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij, Keisit. “Normal që ka, por nuk i sheh dot, do punë puna për goca të mira, se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”, shkruan ai.

 

Së fundmi, ai ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës, ‘Thirr’. Ai ka shkëputur prej saj vetëm frazën:

“Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur e miraton me gjestikulacione atë që thuhet në këngë. Krah videos, Stresi ka shkruar: “Perlë”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që reperit thjesht t’i pëlqejë kjo këngë. Por teksa Stresi vijon me deklaratat për ish-të fejuarën e saj, jeta e Keisit në Kanada po vijon për bukuri.

Në rrjet ka qarkulluar lajmi se ajo tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me reperin.

Pak javë më parë, Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru”, që duket si dedikim për ish-partneren. Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoi se do jetë gjithmonë pranë saj.

Mes të tjerash, në tekst ai thotë:

Lexo edhe :  Rihanna flet për planet për zgjerimin e familjes: Dua vajzë

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua m’u zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/ Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”.

Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në “Instastory”, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit. Kohët e fundit, ish-çifti ka pasur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre. Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka ‘disa të dashura’. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën, por jeto të tashmen. Do thoni ju ‘Po kujtimet mbesin’. Hahahah, mbesin një m*t të madh”, shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.

Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz, për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashurie do ta thotë vetë teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më. Gjatë një intervistë në muajin gusht, në prapaskenën e “Alpha Show”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për look-un e tij. “Kujt ia dedikon këtë look sot?”, ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij. “Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”, u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet. Megjithatë, lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua./Panorama

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV