“Vetëm Amerika po përfiton”/ Lukashenko paralajmëron: Bota është në prag të një lufte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se bota ndodhet në prag të luftës bërthamore.

Në një komunikim për mediat , Lukashenko fajësoi Uashingtonin për situatën konfliktuale në të cilën ndodhet bota sot, duke shtuar se SHBA-të janë i vetmi vend që përfitojnë.

“Uashingtoni është përfshirë në të gjitha konfliktet e rëndësishme politike, por, në të njëjtën kohë, duket se injoron polemikat e brendshme që tashmë po kthehen në një konflikt civil”, tha Lukashenko.

Më tej ai shtoi: Amerika është i vetmi vend që përfiton nga ajo që po ndodh këtu; ata mund t’i tregojnë Evropës vendin e saj dhe të eliminojnë rivalët me një lëvizje. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Moldavia, ose shtetet baltike, ose Polonia ose Rumania.

Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, njerëzimi është gjetur në prag të një konflikti bërthamor. Në gjithë këtë çmenduri, ne do të duhet të dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë si vend, gatishmërinë tonë për të dhënë një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave gjeopolitike të shekullit të 21-të”.

Të fundit

Ja si do bëhet rritja e pensioneve dhe plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe...

Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga...

Erë e fortë nxjerr mbetje nga Adriatiku, mbushet me mbeturina bregdeti i Durrësit

Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerre në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm. Në një gjatësi prej...

Zhdukja e 3-vjeҫarit në Durrës/ Pas gjyshit, vihet në pranga dhe një tjetër i dyshuar

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të tij. Nëna e vogëlushit Ile Gjuni,...

Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lançuar produktin e parë nga biznesi i saj i ri ‘American Riviera Orchard’, duke u dërguar influencuesëve dhe...

Lajme të tjera

Web TV