Fatsjellës por edhe Nostradamus (parashikues). Salt Bae (pseudonimi i Nusretit), themeluesi i zinxhirit më të famshëm të restoranteve të biftekëve në botë, ka bërë parashikim të saktë të ndeshjes Milan-Napoli.
Ai, në fakt, ishte i pranishëm në stadiumin “San Siro”, por një ditë më parë kishte vizituar edhe skuadrën e napolitane, duke pranuar se ishte tifoz i Napolit.
Ai nuk ka treguar se cilët do të ishin shënuesit, por ndoshta pak i është dashur t’i gjente dhe ata. Përpara fillimit të ndeshjes, Salt Bae foli për Canale 21:
“Jam këtu për t’u argëtuar. Sonte mbështes Napolin, përfundon 1-2”. Nusreti na doli profet, me pak fjalë. Golat e Politanos, Giroud dhe Simeones konfirmuan pikërisht parashikimin etij.
Një ditë para ndeshjes, Salt Bae kishte qenë në hotelin ku ishte akomoduar Napoli dhe kishte takuar skuadrën dhe trajnerin Luciano Spalletti.