Rusia e nxori nga burgu dhe e rekrutoi në ushtri, burri zgjedh të luftojë për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasës i dënuar, i liruar nga burgu për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës në momentin e vështirë të Kremlinit është dorëzuar dhe ka dezertuar në anën tjetër.

Yevgeny Nuzhin, 55 vjeç, po vuante një dënim me 24 vjet burg për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në vitin 1999.

Ai u lirua pasi një nga të besuarit e Putinit, Yevgeny Progozhin, u ofroi të dënuarve mundësinë për të shërbyer në ushtri për gjashtë muaj dhe më pas, nëse janë ende gjallë, për të fituar lirinë e tyre dhe një falje presidenciale.

“Ne ishim në stërvitje për shtatë ditë, skuadra e 7-të ishte një njësi sulmi,” shpjegoi Nuzhin, i cili tha se ishte vizituar nga Progozhin në një burg në rajonin Ryazan të Rusisë.Nuzhin i tha gazetarit ukrainas Yury Butusov se ai kishte vendosur paraprakisht të dorëzohej në Ukrainë, ku jetojnë disa nga familjarët e tij.

 

Ai shtoi: Unë do të doja të vazhdoja të luftoja në anën e ukrainasve, kështu që u dorëzova dhe mora vendimin tim shumë kohë më parë. Unë nuk mund të shkoj në luftë kundër të afërmve të mi, motrës sime, xhaxhait tim, vajzës sime.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë tani me ish-ushtarin e Rusisë pasi gruaja dhe një fëmijë i tij janë ende në Rusi.

Të fundit

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

Taksa e banesës, që do të nisë të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për...

UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Fëmijët në Gaza janë bërë imazhi i luftës së vazhdueshme pasi rrëfimet e tyre nxjerrin në pah pasojat e konfliktit, sipas një zyrtareje të...

Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet? Mediat greke zbardhin prapaskenat

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke...

Olaf Scholz takohet me Xi Jinping, dy liderët bëjnë thirrje për bashkëpunim

Në fillim të takimit me kancelarin Scholz, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve. Së bashku, ne mund...

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal!

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive. Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV