Salvatore Riina/ Mafiozi i masakrave të mëdha që vrau 40 vetë me dorën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten e 17 nëntort të vitit 2017 një seri mediash italiane dhe ndëkombetare trasmetuan lajmin se Salvatore “Toto” Riina, bosi më i fuqishëm i mafies siciliane të shekullit të XX, i cili u dënua për urdhërimin e dhjetëra vrasjeve, vdiq nga shkaqe natyrore pas gati një çerek shekulli në burg. Riina, i cili një ditë më parë mbushi 87 vjeç, vdiq në repartin e burgut të një spitali në Parma, qyteti verior italian ku kishte vuajtur 26 vite nga dënimi i përjetshëm që kishte marrë prej gjykatës. Ai kishte rënë në koma pas komplikimeve gjatë një operacioni të bërë disa ditë më parë.

“Toto” Riina ishte akuzuar për vrasje të kryera midis viteve 1969 dhe 1992. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë kriminale, Rina besohet se ka vrarë personalisht rreth 40 persona, ndërsa kishte urdhëruar vrasjen e qindra të tjerëve. Viktimat e tij përfshinin edhe dy gjyqtarët që udhëhoqën fushatën për të sjellë para drejtësisë krerët e mafies.

Fillimet

Salvatore Rina u lind më 16 nëntor 1930 në qytezën malore të Korleones. Ai ishte 13 vjeç kur babai i tij, një fermer i varfër, vdiq ndërsa përpiqej të hiqte eksplozivët nga një bombë e mbetur nga lufta.

I mbiquajtur “Bisha”, për shkak të natyrës së tij të dhunshme, Riina e filloi karrierën kriminale në rrugët e Korleones pas Luftës së Dytë Botërore. Toto Rina iu bashkua mafias së zonës që në moshën 19-vjeçare, kur kreu një vrasje në emër të saj. Një vit më pas, bëri një vrasje tjetër gjatë një debati banal, për të cilën kreu një dënim prej 6 vitesh në burg.

Deri në vitin 1958, bosi i mafias në Korleone ishte mjeku Mikele Navarra. Ai u vra me urdhër të Luçiano Lexhos, një mafioz i pamëshirshëm, që më pas u bë vetë bosi. Bashkë me Toto Rinën dhe Bernardo Provencanon, Lexho nisi të forcojë shumë klanin e korleonezëve.

Në fillim të viteve 1960, Lexhos, Rina dhe Provencano, qëndronin të fshehur pasi kishin vrarë dhjetëra mbështetës të mbijetuar të Navarras, dhe për shkak të urdhër-arresteve nga policia. Rina dhe Lexho u arrestuan dhe u gjykuan në vitin 1969. Por në fund u liruan për shkak të shantazheve ndaj jurisë dhe dëshmitarëve.

Kryemafiozi

Pas lirimit Rina u fsheh, dhe do të qëndronte në arrati për 24 vitet e ardhshme. Luçiano Lexho u arrestua dhe u dënua në vitin 1974 për vrasjen e Mikele Navarrës. Edhe pse ruajti njëfarë ndikimi nga qelia, Rina ishte tashmë bosi fuqiplotë i Korleonezëve. Ai mbante marrëdhënie të ngushta me “Ndrangetën”, mafian e frikshme kalabreze.

Riina mbikëqyri një periudhë të lulëzimit ekonomik për grupin e krimit të organizuar “Cosa Nostra”, kur trafikonte heroinë në Amerikën e Veriut dhe tërhiqte levat e pushtetit politik në Palermo dhe Romë. Mafia italiane “Cosa Nostra”, ishte nga më të famshmet në botë, për shkak të ndikimit të gjerë dhe egërsisë që e karakterizonte.

Gjatë viteve 1970, Siçilia u shndërrua në një pikë të rëndësishme në trafikun ndërkombëtar të heroinës. Rina dëshironte ta vendoste këtë trafik nën kontrollin e tij. Ndaj nisi një luftë të përgjakshme kundër familjeve të tjera mafioze siçiliane. Në fund të viteve 1970, ai urdhëroi vrasjen e një numri të lartë zyrtarësh publikë, si gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie.

Lexo edhe :  Oferta e çmendur nga Arabia Saudite, Karim Benzema merr vendimin mbi të ardhmen

Vrasja e vitit 1981 e bosit të mafias Stefano Bontade sinjalizoi fillimin e një seriali vrasjesh dyvjeçare në të cilën Riina kërkoi të asgjësonte rivalët e tij të shumtë. Përveç Stefano Bontades, rivalët kryesorë të korleonezëeve ishin mafiozët Salvatore Inserilo dhe Gaetano Badalamenti të cilët bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tyre, u asgjesuan gjatë deri në vitin 1983.

Të penduarit

Por për shkak të egërsisë së Riinës, shumë nga mafiozët thyen kodin e tyre të heshtjes në vitet 1980 dhe 1990 bashkëpunuan me hetuesit dhe dëshmuan kundër tij, duke lejuar gjyqtarët Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino të zbulonin sekretet e fshehura prej kohësh të Cosa Nostra dhe të ndiqnin drejtuesit dhe ushtarët për krimet e e kryera në emër të saj. Gjërat për Rinën dhe njerëzit e tij, nisën të shkonin keq kur Tomazo Busheta u bë mafiozi i parë siçilian, që bashkëpunoi me drejtësinë.

Bushetta,  – i cili gjatë luftës brenda mafias, kishte humbur të gjithë familjen, – i dha gjykatësit të njohur Xhovani Falkone, informacione me shumë rëndësi mbi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të “Cosa Nostra”. Shndërrimi i Bushetës në të penduar, ishte mënyra e vetme që ai të shpëtonte veten dhe të merrte hak ndaj Toto Rinës. Ai dëshmoi në Gjyqin e Madh të mesit të viteve 1980, ku u dënuan mbi 500 pjesëtarë të mafias. Rina u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje.

Dëshmia ishte një komponent kyç në çështjen historike të Falkones dhe Borselinos kundër “Cosa Nostra”-s, e cila në janar 1992 përfundoi duke akuzuar bosët e mafias si përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Dy muaj më vonë, mafiozët vranë Salvo Lima, që njihej si një nga miqtë e ngushtë në Siçili të kryeministrit Xhulio Andreotti. Në këtë mënyrë ata dërguan një mesazh të qartë se çfarë mendonte Riina për vendimin e gjykatësve dhe dështimin e Romës për t’i ndaluar ata.

Në maj të të njëjtit vit, një bombë masive që shpërtheu në autostradën pranë Palermos vrau gjykatësin Falkone, gruan e tij dhe tre truproja. Në korrik, Borselino u vra nga një tjetër makinë bombë me pesë truprojat e tij.

Fundi

Arrestimi i Riinës, u bë pas më shumë se 20 vitesh nga arratisja e tij. Riina u arrestua në janar të vitit 1993 në Palermo, gjashtë muaj pas vrasjes së Borselinos. Ai nuk e theu kurrë kodin e tij të heshtjes, duke lënë një mbulesë misteri mbi negociatat e dyshuara midis Cosa Nostra dhe Romës që thuhet se kishin ndodhur pas vrasjes së Falcone. Që atëherë, Riina është mbajtur nën siguri të lartë me pak akses në familjen e tij në përputhje me një ligj të shkruar për të parandaluar bosët që të komandojnë nga burgu. Duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit deri në fund, sekretet e Riinës tani nuk do të dihen kurrë.

 

Përgatiti për botim: L. Veizi

 

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV