Vuçiç: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB, gjithçka ka pasojat e veta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiç më 19 shtator.

Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, tha Vuçiç, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.


Të fundit

Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet kontrata 6 milionë dollarë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion...

Trazirat hindu me myslimanët nuk duhet të ndodhin në Britani

Funerali i Madhërisë së Saj solli në plan të parë fenë, gjë që është e kuptueshme. Nga JAMES WHALE Përveç funeralit të lavdishëm në Westminster Abbey,...

“Enigmë në mbrojtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën lëndime të shumta të lojtarëve,...

Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike!

Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e një njësie të kujdesit intensiv...

Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Ai thotë se për të...

Lajme të tjera

Web TV