Çmimi i lartë i karburantit, Shoqata e Transportit Publik: Do e bëjmë biletën 80 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti publik, duket se është një nga sektorët më të prekur nga kriza dhe rritja e çmimit të karburanteve.

Qeveria ka alokuar një paketë ndihme për operatorët e transportit publik me qëllim eliminimin e mundësisë së një rritje të mundshme të çmimit të biletave, si reflektim të çmimit të lartë të karburantit në treg.

Pavarësisht kësaj duket se operatorët nuk do të heqin dorë nga kërkesa për të rritur biletën dhe pritet që të lindë natyrshëm pas përfundim të paketës së dytë, nëse nuk do të ketë një tjetër paketë ndihme pas saj.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, bëri me dije dje në një intervistë për mediat se do të kërkohet rritje çmimi dhe pritet që kjo kërkesë të jetë për një dyfishim të vlerës së biletës.

DEKLARATA

Në bazë të kërkesës që bëmë ne përpara disa kohësh, për të cilën bëmë edhe një konferencë ku deklaruam se nuk ishim në gjendje të përballonim më shërbimin, pra e studiuam tregun në detaje, për të pasur shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve do të nevojitej një biletë në vlerën e 70 deri 80 lekëve”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e subvencioneve nga shteti midis dy paketave, për muajt qershor e korrik, të cilat çuan ata drejt reduktimit të flotës urbane e madje edhe në kërcënime për mosnxjerrjen në qarkullim të biletave të pajtimit mujor. Për këtë arsye, Memaj insiston për krijimin e një politike afatgjatë për sektorin që përfaqëson.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, shprehet prerë Memaj teksa shton se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Dhënia e subvencioneve me periudha tre mujore i ka dhënë një frymëmarrje këtij sektori, i cili me reduktimin e lëvizjeve duket se po var shpresat për mbijetesë në ndihmën e qeverisë duke e kthyer situatën në pikën zero. Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor, dhe urbanët do të kthejnë sytë nga qeveria, ose nga udhëtarët. Subvencion ose rritje çmimi. Aq më tepër, kur parashikimet për uljen e çmimit të naftës duken të zymta.

Një gjë e tillë ka bërë disa linja urbane midis qyteteve të abuzojnë duke rritur në mënyrë të njëanshme e të paligjshme çmimin e biletës së udhëtarëve. Sikur kjo të mos mjaftonte, kushtet në shumicën dërrmuese të autobusëve (veçanërisht ato në rrethe) janë jashtë çdo standardi, me mjete të vjetra në qarkullim dhe mungesë kushtesh.

Të fundit

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin...

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri. OSBE shkruan se...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Lajme të tjera

Web TV