Kontrolle për sende të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç dihet një nga sfidat kryesore të sistemit të burgjeve është parandalimi dhe kapja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, sende për të cilat posedimi i tyre tashme prej vitit 2016 është kriminalizuar duke u parashikuar edhe si vepër penale në dispozitat e K.Penal e konkretisht neni 324/a.

Forcat e policisë së burgjeve në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale dhe misionit të tyre ligjor në mënyrë periodike dhe intensive kanë ushtruar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e sendeve të ndaluara të cilat kane arritur të depërtojnë në ambientet e burgut.

Në vijim po ju njohim lidhur me rezultatet e disa kontrolleve efikase në IEVP të ndryshme:

1. Në kontrollin e datës 08.09.2022, në IEVP Rrogozhinë, kontroll ky i realizuar nga forcat e sigurisë së vetë IEVP nen drejtimin e shefit të policisë ka rezultuar:
– Në ambientet e përbashkëta të të burgosurve e konkretisht në Bibliotekë, është gjetur dhe bllokuar 1 (një) aparat celulare i markës “iPphone 6”, ngjyre e zezë.
– U hartua dokumentacioni përkatës si dhe kryer njoftimet për SHKBB e cila do vijojë procedurat ligjore lidhur me procedimin penal dhe identifikimin e autoreve të mundshëm posedues/përdorues apo autor të futjes së tij.

2. Në kontrollin e datës 13.09.2022, në IEVP Lushnje (nga forcat e policisë se institucionit) nga kontrolli i ushtruar nën drejtimin e Shefit të Policisë gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, të dënuarit L. R iu gjet një telefon Smartphone, me karikues dhe në gjendje të ndezur. Është hartuar dokumentacioni dhe është njoftuar ShKBSB për veprime të mëtejshme.

Në të majte foto e aparatit celular i kapur të dënuarit L.R, së bashku me karikuesin, siç shihet aparati është i ndezur e madje ne ekran ka sms të ndryshme të cilat natyrisht do jenë në funksion të hetimit penal dhe lehtësojnë procesin e të provuarit të autorësisë së tij apo dhe bashkëpunëtor.

3. Në kontrollin e datës 19.09.2022, në IEVP Durrës kryer nga forcat e policisë se institucionit
– Në dhomën 1, kati 1, sektori 2, Godina A, në komodinën e të paraburgosurit Xh. K, u gjetën tre qese të mbështjellë me letër celefoni, me peshë afërsisht rreth 10 gr, brenda të cilëve bindshëm dyshohet të këtë lëndë narkotike.
– U njoftuan për veprime të mëtejshme hetimore Specialisti i ShKBB dhe sektori i antidrogës në Komisariatin e Policisë Durrës.

Lexo edhe :  Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox


Në fotot e mësipërme keni pamje nga qeset brenda të cilave i burgosurit mbante lenden narkotike të ndare në doza.

4. Në kontrollin e datës 20.09.2022, në IEVP Shkodër kryer nga forcat e policisë së institucionit ka rezultuar:
– Në dhomën nr.4, sektori 1, kati 1, Godina 2, është gjetur 1 celulare i tipit “L8 Star” që i përkiste të dënuarit N.I.
– Menjëherë janë marre masat për plotësimin e dokumentacionit, raporte shërbimi, procesverbal bllokimi si dhe njoftuar SHKBB për kryerjen e veprimeve në funksion të procesit penal.

Në të majte foto e aparatit celular i markës “L8 Star”, një aparat i cili përben sfide ne vetë për sistemin e burgjeve, pasi karakterizohet nga përmasa të vogla (Rreth 6 cm gjatësi) – çka përben element favorizues për të burgosurit në fshehjen e tij.

Sqarojmë se për të gjithë të burgosurit të cilët janë konstatuar në mbajtje dhe përdorim të sendeve të ndaluara, përveç procedurave disiplinore janë aplikuar edhe regjime të tjera të sanksionuara nga aktet rregullative në fuqi siç është dhe regjimi i mbikqyrjes së veçantë.
Nga ana tjetër lidhur me këto veprime ndaj tyre ka filluar procedimi penal për konsumimin e veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg” parashikuar nga neni 324/a i K.Penal, hetim i cili fokusohet edhe në drejtim të identifikimit të personave që kanë bashkëpunuar apo krijuar lehtësira për futjen e mbajtjen e tyre si nga stafi apo bashkëpunëtorë të tjerë.

Të fundit

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe triumfon në transfertën e Genoas

Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

Lajme të tjera

Web TV