Kriza e çmimeve/ Zv.drejtori i FMN-së në Tiranë: Të mbështeten shtresat në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, ka zbuluar detaje nga takimet gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Bo Li tha se gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë, ka mësuar më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë.

Ai u shpreh se autoritetet kanë reaguar shpejt dhe kanë krijuar qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Zv.drejtori i FMN-së theksoi se një nga sfidat e Shqipërisë përballë rritjes së çmimeve është mbështetja e shtresave në nevojë nga presionet mbi koston e jetesës nëpërmjet politikave fiskale të mirëorientuara dhe të përkohshme.

“Ishte kënaqësi të bëja vizitën time të parë në Shqipëri si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së. Dëshiroj të falënderoj Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe zyrtarë të tjerë për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe për mundësinë që më dhanë për të mësuar më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë.

FMN ka një marrëdhënie afatgjatë dhe produktive me Shqipërinë. E vlerësoj këtë mundësi që pata për të forcuar marrëdhëniet tona dhe kam theksuar mbështetjen tonë të vendosur për Shqipërinë. Largohem me ndjenjën e një miqësie dhe partneriteti të forcuar pas takimeve me autoritetet, që më lanë përshtypje me nivelin e tyre të lartë të angazhimit.

Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj këtyre goditjeve me politika duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga politikat më parë.

Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Është e nevojshme të mbështeten shtresat në nevojë nga presionet mbi koston e jetesës nëpërmjet politikave fiskale të mirëorientuara dhe të përkohshme.

Lexo edhe :  Gjenitë e mëdhenj të biznesit – Rruga drejt suksesit (2)

Ne diskutuam gjithashtu politikat që duhet të ndërmerren për të inkurajuar potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe i kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave”, deklaroi Bo Li.

Të fundit

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve....

Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës....

Horoskopi ditor, 25 Shtator 2023

Dashi: Mundohuni të rrethoheni me njerëz pozitivë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë lideri, që pëlqen të punojë vetë. Gjithashtu për këtë arsye ju menaxhoni...

Atletico Madrid “çmonton” Realin e Madridit dhe triumfon në derbin e kryeqytetit

Atletico Madrid tregon karakter dhe ia del të triumfojë në derbin e Madridit, me shifrat 3-1 ndaj Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone,...

Lajme të tjera

Web TV