Shakira thyen heshtjen/ Flet pas ndarjes me Pique: Ndonjëherë me duket si ëndërr e keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Shakira së fundmi ka folur për herë të parë lidhur me ndarjen e saj me futbollistin Pique.

Ndarje e tyre bëri shumë bujë dhe njerëzit ishin shumë kuriozë mbi marrëdhënien e tyre pas ndarjes. Shumë aludonin se Shakira po vuante shumë, të tjerë besuan se Pique e ka tradhtuar këngëtaren, por edhe pse kanë kaluar tashmë 3 muaj nga gjithë kjo zhurmë e madhe, Shakira e ka ende të vështirë të shprehet për marrëdhënien që la pas.

“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj. Dhe po, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar si gjë sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi, tepër e vështirë”, shprehet Shakira.

Megjithatë, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” po bën çmos për të mbrojtur fëmijët e saj nga ndarja dhe nga vëmendja e medias.

“Unë përpiqem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin disa lajme të pakëndshme në internet dhe kjo gjë i prek ata. Ndonjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por nuk është kështu.”


Të fundit

“Enigmë në mbrojtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën...

Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike!

Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e një njësie të kujdesit intensiv...

Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Ai thotë se për të...

Meta në ditëlindjen e ish-presidentit Nishani: Do ta kujtojmë gjithmonë

Sot është ditëlindja e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë pas komplikacioneve që i solli COVID-19. Ka qenë...

Rama sot takim me ambasadorët, ja çfarë do të diskutojnë

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mësohet se në fokus të bisedës do të jetë projektligji...

Lajme të tjera

Web TV